Panorama Sport (Albania)

Kova4i4 dhe sulmi në krizë, ja pse Reali pësoi disfatë

-

Fakti që Barcelona ka këtë distancë pikësh me Realin në këtë sezon dëshmon qartazi që është ekip më i fortë. Por, ndeshja e luajtur në "Bernabeu" mund të shkonte ndryshe. "AS" ka bërë një analizë duke detajuar 5 pikat kryesore të humbjes së ndeshjes nga Reali.

NDR 5 SHIMI- Trajneri i Realit i dha më shumë rëndësi markimit të Leo Mesit se mbajtjes të një identiteti. Mungesa e Iskos dhe aktivizimi i Kovaçiçit si titullar ishte diçka që dështoi. Reali fitoi dominimin e topit në pjesën e parë dhe kishte shumë prezencë në zonën ku duhet të ndërtohej loja, por humbi forcat që shkonin drejt portës kundërshta­re. Fiksimi për të ndalur me çdo kusht Mesin ishte zgjedhje e gabuar dhe i kushtoi shtrenjtë Realit.

STRAT2G6IA- Tërheqja e Realit në pjesën e dytë për ta goditur Barcelonën me kundërsulm rezultoi sërish fatale. _ë në momentin kur Kasemiro, Kovaçiç dhe Kros u tërhoqën në gjysmëfush­ën e tyre, Buskets pati shumë hapësira për të bërë çfarë të donte. Me topin në kontroll, Barcelona filloi të dominonte lojën. Reali nuk u bë kurrë i rrezikshëm kur merrte topin sepse katalanasi­t morën masat. Kur pësuan golat, kishin thjesht pak krenari për të tentuar përmbysjen, por ajo nuk erdhi. M1NGO6N3 GO7AT- Reali i Zidanit në vitin e kaluar ishte një skuadër që shënonte thuajse në çdo ndeshje, ndërsa tani është i paaftë për ta dërguar topin në rrjetë. Kristiano Ronaldo bëri gjithçka, por Ter Shtegen ishte i pakalueshë­m. Benzema bëri vetëm një goditje dhe ajo u ndal në shtyllë. Sulmuesi francez është në krizë goli dhe Zidan duhet ta kuptojë që nuk është më i njëjti. Vetëm dy gola të shënuar në kampionat janë pak për një sulmues që luan te Reali i Madridit. HAKMARR6A- Por telashet nuk janë vetëm në sulm. Zidan tani ka një detyrë shumë të vështirë në muajt e ardhshëm. Në ekipin madrilen do të transferoh­et portieri Kepa Arrizabala­ga. Kejlor Navas u rikthye të hakmerrej dhe të bënte një paraqitje spektakola­re. Barcelona bëri 11 goditje në portën e tij dhe ai ndali 8 prej tyre. Megjithatë, numri një nga Kosta Rika u tregua i saktë në shumicën e rasteve. Tani do të ketë një betejë të fortë për fanellën e titullarit në ekipin madrilen. Por, problemi është që Reali nuk është më i fortë në mbrojtje dhe ka pësuar 14 gola.

RONA7DO 8HG3N621 - Në kapitullin e ri mes dy yjeve të futbollit që po bëjnë epokë, Leo Mesi triumfoi kundër Ronaldos. Ai u bë lojtari më vendimtar i duelit të madh në futbollin spanjoll. Jep pasime të sakta për Paulinjon, pastaj shënon penalltinë dhe jep asistin për golin e tretë të ndeshjes. Shënon 54 gola në vitin 2017, më shumë se kushdo tjetër duke kaluar edhe Ronaldon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania