Panorama Sport (Albania)

Junajtid ngrin bisedimet me Moun

“Djajtë” s'janë të sigurt nëse portugezi është i duhuri për të kthyer titullin kampion

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajtid po ngur ron që të nisë negociatat e rinovimit të kontratës me trajnerin Zhoze Murinjo. Sipas "Mirror", klubi po dyshon në aftësitë e portugezit nëse ai mund ta kthejë klubin në majën e futbollit anglez. Hierarkia e "djajve" ka mbetur e mrekulluar nga mënyra se si Pep Guardiola e ka kthyer Mançester Sitin në një skuadër të pathyeshme në garën për titull, ndërkohë që rekordmenë­t e Anglisë kanë dështuar t'u përgjigjen, edhe pse nuk mbeten pas për shpenzimet e çmendura në merkato. E ndërsa "qytetarët" jo vetëm që po dominojnë, por po prodhojnë edhe një lojë spektakola­re, një pjesë e rëndësishm­e e bordit të Junajtid është e pakënaqur edhe për qasjen ultra-pragmatist­e të trajnerit portugez, i cili kritikohet për stilin e tij mbrojtës të futbollit. Tani pyetjet që ata i bëjnë vetes janë, nëse në këtë nivel, ish- trajneri i Portos, Çelsit, Interit dhe Realit të Madridit mund të qëndrojë përtej kontratës 3-vjeçare, që ai firmosi në verën e 2016ës. Murinjo nuk ka qëndruar kurrë më parë më shumë se tre vite në një klub. Junajtid, që ka edhe opsionin e rinovimit të kontratës aktuale me 12 muaj të tjerë, pritej që t'i ofronte 54-vjeçarit një marrëveshj­e të re, me një rritje të konsiderue­shme të pagës aktuale prej 12 milionë paundësh, pas vitit të parë të suksesshëm në "Old Trafford". Junajtid u rikthye këtë vit në Champions vetëm pas suksesit në Ligën e Europës, ndërkohë që fituan edhe Kupën e Ligës dhe Superkupën e Anglisë. Por objektivi kryesor ishte rikthimi te titulli kampion për herë të parë që kur Sër Aleks Fergusoni u tërhoq në vitin 2013. Klubi i ka vendosur portugezit çdo armë në dispozicio­n. Pavarësish­t shpenzimev­e të çmendura të Mançester Sitit, as Murinjo nuk ka mbetur pas. Gjatë 18 muajve të fundit, çeku që është firmosur për portugezin, ka shkuar në 300 milionë paund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania