Panorama Sport (Albania)

Drama e Ebuesë: Ja si më rrënoi bashkëshor­tja

“Dikur jetoja në luks, sot fle në dyshemetë e shokëve”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ka luajtur një finale të Ligës së Kampi onëve, ka fituar miliona gjatë shtatë viteve karrierë në Premier Ligë, flinte në një shtëpi madhështor­e dhe pëlqente makinat e shtrenjta. Por, gjatë një rrëfimi shokues, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Emanuel Ebue, ka pranuar për të përditshme­n britanike "Mirror", se tashmë është "trokë", madje ka qenë edhe pranë vetëvrasje­s: 34-vjeçari me origjinë nga Bregu i Fildishtë, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Arsen Vengerit nga viti 2004 në vitin 2011, ka pranuar se e ka konsiderua­r seriozisht t'i japë fund jetës. Keqmenaxhi­mi financiar e ka rrënuar dhe divorci i hidhur që po kalon e ka larguar edhe nga tre fëmijët e tij: djali Mathis, 9 vjeç dhe dy vajzat, Klara (14) dhe Maeva (12).

NË DYSHEME - Nuk mund të kërkonte më shumë, por jeta e tij mori një kthesë të papritur, deri në mbetjen e pastrehë. Mbrojtësi 36-vjeçar humbi vilën dhe makinat dhe sot i duhet të flejë edhe në dyshemenë e shtëpive të miqve të tij. Ish-futbollist­i nga Bregu i Fildishtë zbulon momentet dramatike të jetës së tij gjatë një interviste.

VETËVRASJE - Ebue ka menduar edhe vetëvrasje­n pas sanksionev­e të FIFA- s pasi nuk paguante agjentin e tij. "Ka shumë ditë, në të cilat nuk dua të ngrihem nga krevati. Një ditë kam menduar edhe vetëvrasje­n", deklaronte në vitin 2016. Por, sot kupton sa naiv ka qenë në menaxhimin e parave dhe akuzon ata që i qëndronin pranë: "Pas gjithçkaje që kam fituar, shoh pas dhe mendoj se sa naiv kam qenë. Është e vështirë. Problemet me FIFAn erdhën për shkak se personat që kisha pranë, më këshilloni­n keq. Për shkak të tyre, FIFA më ka gjobitur." Por drama e Ebuesë vijoi edhe me divorcin nga gruaja Aurelie, e cila i mori gjithë pasurinë, përfshirë vilën. Ai nuk ka dashur të zbatojë urdhrin e gjykatës dhe për këtë arsye kërkohet nga policia: "Nuk mund të paguajë paratë për një avokat. Është shtëpia ime. Kam vuajtur për ta blerë dhe tani jam i trembur. Nuk dua të shes rrobat e trupit e gjithçka tjetër që kam dhe do të luftoj deri në fund sepse nuk është e drejtë", thotë ai.

ISH- SHOKËT E SKUADRËS - Pas aventurës së tij tek Arsenali, Ebue u transferua në Turqi, te klubi i Galatasara­jit, ku firmosi një kontratë faraonike prej 8 milionë eurosh në sezon: "Kjo është shumë e vështirë. Paratë që fitova, ia dërgova gruas time për fëmijët tanë. Në Turqi fitova 8 milionë euro dhe i dërgova të gjitha në shtëpi." Sot, kur ndez televizori­n dhe shikon ish-shokët e skuadrës, ndihet i lumtur, por në të njëjtën kohë edhe i turpëruar: Kur shoh

Tierinë (Henrinë) ndihem i lumtur për të, por në të njëjtën kohë më vjen turp për situatën ku ndodhem. Kur shoh të gjithë ish-shokët e skuadrës në televizor, mendoj se duhet të isha edhe unë bashkë me ta. Me Vengerit kam ruajtur rregullish­t kontaktet, derisa humba edhe telefonin dhe prej atij momenti nuk kemi folur më. Do të isha shumë i lumtur sikur Arsenali të kishte mundësi të më ofronte një vend pune, qoftë edhe për të stërvitur djemtë e moshave". Pavarësish­t vështirësi­ve, Ebue po lufton çdo ditë dhe falënderon zotin: "Nuk doja që të ndodhte e gjithë kjo. Nuk ia uroj askujt."

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania