Panorama Sport (Albania)

Nga koktejet te nuni i të birit, dhjetë sekretet e yllit Nejmar

-

Nejmar është një ndër protagonis­tët absolutë të botës së futbollit, aq më tepër pas transferim­it te PSG-ja verën e kaluar. Si çdo njeri, aq më tepër i famshëm, edhe braziliani ka sekretet e tij.

1- Idhujt e tij janë Robinjo dhe Pele, për të cilët është shprehur: "Robinjon, që kur e kam njohur te Santosi, e admiroj edhe më shumë, ndërsa Pele mbetet më i madhi, pavarësish­t se nuk e kam parë duke luajtur. Nuk do të bëhem kurrë më i mirë se ai."

2- Në dollapin e tij te Barcelona ndodhej një fletë rozë, e cila përmban një fjali të shkëputur nga Bibla: "A nuk e dini që në stadium vrapojnë të gjithë, por vetëm njëri e fiton çmimin e madh?"

3- Në vitin 2013, mjeku i Barçës vuri re disa mangësi fizike në trupin e Nejmar. Në kartelën e tij shkruhej se: "Është pak i shkurtër dhe i mungojnë disa kilogramë, por nuk mund të them ekzaktësis­ht se sa." 4- Nejmar ka një djalë nga një lidhje e tij në moshë të re, për të cilin nuk flet kurrë duke shpjeguar: "Nuk kam shumë për të thënë, është diçka personale". Nuni i fëmijës në fjalë është Ganso, shoku i Nejmar në kohët e Santosit.

5- Në Brazil, shumica e fëmijëve duan të imitojnë dikë, teksa Nejmar ka zgjedhur futbollin për të ndjekur gjurmët e të atit, i cili ka qenë gjithashtu futbollist. Në karrierën e tij, babai i "O'Ney" ka fituar edhe një kampionat të shtetit të Matos me ekipin e Operario Futebol të Varzea Grandes. Teksa në karrierë nuk eci shumë, si menaxher i të birit ai fitoi plot 40 milionë euro për transferim­in drejt PSG-së.

6- Në shtator të 2010, shoku i tij i skuadrës, Marselo, ekzekutoi një goditje dënimi dhe 11-metërsh, të cilat Nejmar pretendont­e t'i godiste vetë. Që nga ai moment i ndeshjes, sulmuesi aktual i PSG-së nuk i pasonte më asnjë shoku të skuadrës aq sa në fund trajneri i tij, Rëne Simoesh, deklaronte: "Po krijojmë një mostër."

7- Për të bindur Nejmarin për qëndrimin e tij te Santosi, drejtuesit e klubit i prezantuan një plan karriere babait të tij ku si pikë kulmore ishte ulja në fronin "Idhull Kombëtar", një nderim që nuk i ishte dhënë më askujt tjetër që nga ndarja nga jeta e Airton Senës.

8- Dy italianë shpëtuan nga atentati në Barcelonë i 17 gushtit vetëm sepse pak minuta më parë kishin vendosur të shkonin në një dyqan për të blerë fanellën e braziliani­t.

9- Për të shtuar masën e tij muskulore, mjekët e Barcelonës i përgatisni­n çdo ditë një koktej vitaminash ma bazë mishi të kuq, të bardhë, peshku, thjerrëzas­h, drithërash dhe spinaqi. Nejmar pinte 300 ml pas çdo ndeshjeje dhe 150 pas çdo stërvitjej­e.

10- Për shkak të peshës së tij, trajneri te Santosi, Vanderlei Luksemburg­o, në 2009 i vuri nofkën "Krahu i fluturës".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania