Panorama Sport (Albania)

Golden Stejt, dhurata e festave është... humbja

Boston rigjen suksesin pas dy disfatave, Iruing lider

-

Poshtë pemës së K r i s h t l i n d j e v e , Golden Stejt Uorriors gjetën si dhuratë një humbje me Denverin, edhe pse gjithsesi ata janë të vetëdijshë­m se janë dhe mbeten skuadra për t'u mundur. Gjithsesi, duke parë se viti po përfundon, media ka bërë një renditje të ekipeve favorite për titullin e sivjetshëm dhe Uorriors mbeten gjithsesi skuadra që ka në dorë fronin e NBA-së, edhe pse ndiqet nga tri rivale të tjera, të cilat realisht mund ta trembin, siç janë Hjuston Rokets, një surprizë mjaft e bukur sivjet, edhe pse e paralajmër­uar; të përhershmi­t tashmë Klivlend Kavalier, të udhëhequr nga "mbreti" Lebron Xhejms dhe natyrisht Boston Sëlltiks, që sivjet shohin te Kajri Iruing liderin e padiskutue­shëm dhe njeriun që mund të ofrojë titullin. Ndërkohë, surprizat e mundshme mund të jenë San Antonio Spërs e Toronto, por edhe Indiana Pejsërs dhe Oklahoma Siti.

NDESHJET E LUAJTURA Dje ka qenë një ditë intensive për basketboll­in amerikan, teksa kanë zbritur në fushë thuajse të gjitha skuadrat. Pas dy humbjesh radhazi, më në fund Boston, që gjithsesi vazhdon të komandojë në Konferencë­n e Lindjes, ka mposhtur 117-92 Çikago Bulls. Kjo ishte fitorja e 28-të sezonale e të gjelbërve, ku protagonis­t ishte edhe njëherë tjetër blerja fantastike e bërë këtë verë, Iruing,

me 25 pikë. Befasuese ishte disfata e kampionëve në fuqi të Golden Stejt Uorriors, të cilët u shkatërrua­n me shifrat 96-81 në fushën e tyre nga Denver Naxhets. Ndërkohë, vazhdon kriza e dy skuadrave të Los Anxhelesit. Klipërs u mundën 115-

112 nga Memfis, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit. Evans, edhe pse me 30 pikë të shënuara, zhvlerësoi 38 pikët e Rivers dhe 36 të Uilliamsit për kalifornia­nët. Humbje edhe për Lejkërsat, që në fushën e tyre u

mundën 95-92 nga Portland. Nju Orlins ka befasuar skuadrën e Majemi Hit, duke fituar 109- 94 në transfertë, duke parakaluar në renditje, pikërisht skuadrën nga Florida për një vend në "playoff". Fiton edhe Atlanta, që mundi 112-107 Dallas. Oklahoma, falë 27 pikëve, 10 asisteve dhe 10 topave në tabelë të Uestbruk mundi 103-89 Jutahn, duke korrur fitoren e 19-të sezonale dhe ngjit shkallët në renditje në Konferencë­n e Perëndimit. Jashtë fushe fiton edhe San Antonio Spërs, 108- 99 përballë Sakramento­s. Alldrixh realizoi 29 pikë, ndërsa veterani Pau Gasol vendos një "triple double" me 14 pikë, 11 topa në tabelë dhe 10 asiste.

 ??  ?? Pasioni për hokejin në akull është shumë i madh, duke qenë edhe një nga sportet më të suksesshme në Rusi. Dhe këtij tundimi, nuk i ka rezistuar as presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka marrë pjesë në një sfidë, në pistën e hapur në sheshin e...
Pasioni për hokejin në akull është shumë i madh, duke qenë edhe një nga sportet më të suksesshme në Rusi. Dhe këtij tundimi, nuk i ka rezistuar as presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka marrë pjesë në një sfidë, në pistën e hapur në sheshin e...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania