Panorama Sport (Albania)

Tirana AS fiton turneun “Krishtlind­je 2017-të”

-

Ditën e Krishtlind­jes, pikërisht atëherë kur gjithë futbolli shqiptar ka pushuar për shkak të kësaj feste, në qytetin juglindor ka ndodhur krejt e kundërta. Dje, në orët e mesditës, në qytetin më të madh juglindor të Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë trofeu "Krishtlind­je 2017" në futboll për femra. Një trofe i pagëzuar me këtë emër kjo edhe për shkak të festave, ndërkohë që jo më kot është përzgjedhu­r pikërisht Korça, qyteti i festave për t'u zhvilluar ky turne. Katër ekipet e Superligës shqiptare, Skënderbeu, Tirana AS, Pogradeci dhe Bilishti, për më shumë se dy orë kanë shpallur fituesin e parë në historinë e këtij trofeu dhe që ky është vetëm fillimi, pasi çdo Krishtlind­je ky aktivitet i pagëzuar do të zbresë me radhë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, një turne që është organizuar pikërisht nga dy gazetarët e RTSH-së, Genc Ymeraj dhe Ervin Baku. Pa diskutim, duhen thënë fjalët më të mira për organizato­rët, ekipet pjesëmarrë­se dhe mbi të gjitha, në prag të festave, Korça është ndezur edhe nga futbolli i femrave. Në fund të aktiviteti­t miqësor, fituese u shpall Tirana AS, ekip që e ka merituar me plot gojë, por që mbi të gjitha, dje fitoi futbolli i femrave. Në fund, përveç kupës së fituesit, janë shpërndarë edhe katër kupa të tjera. Këtë turne në Korçë e nderuan me pjesëmarrj­en e tyre edhe "ikonat" e futbollit të qytetit dhe atij shqiptar. Teodor Vaso, Dhimitraq Xhambazi dhe Veteran Topçiu, jo vetëm që e kanë ndjekur deri në fund këtë turne, por kanë shpërndarë edhe kupat për gjithsecil­in. Vërtet një turne për t'u marrë shembull dhe që i bën edhe më të bukura këto festa të këtij fundviti. "Eliminator­et" - Katër ekipet pjesëmarrë­se, Skënderbeu, Tirana AS, Pogradeci dhe Skënderbeu, pas ceremonisë së startit, në orën 11:00 të ditës së djeshme kanë zbritur në aneksin e stadiumit "Skënderbeu", atje ku kanë përshëndet­ur së pari organizato­rët. Më pas në bazë edhe të shortit janë zhvilluar dy ndeshjet e para eliminator­e, për të mësuar dy skuadrat finaliste. Të dy ndeshjet e para janë luajtur me nga dy pjesë me 15 minuta, ndërkohë që të parat që kanë zbritur në fushë kanë qenë Tirana AS dhe Pogradeci. Një fitore më shumë se e lehtë e vajzave nga kryeqyteti, ndërkohë që pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 3-0, teksa qysh në fillim, Begallo dhe Mema kanë vendosur për fitoren. Kodra çon shifrat në 3-0, kaq sa mbyllet edhe pjesa e parë. Në të dytën, Tirana AS kryen edhe ndërrime të shumta, ndërkohë që D. Çela, për Pogradecin, shënon golin e nderit në minutën e 21-të. Serinë e golave e mbyll Leba dhe në këtë mënyrë u mësua edhe finalistja e parë, që ishte Tirana. Ndeshja e dytë ishte ajo mes Skënderbeu­t dhe Bilishtit, teksa "derbi" i dy ekipeve fqinje nxjerr fitues Skënderbeu­n e trajnerit Stavrion Lako, që fiton pastër 3-0. Në pjesën e parë shënojnë J. Niçku nga pika e bardhë dhe Qose mbyll 15-të minutëshin 2-0. Në të dytën mjafton edhe një gol tjetër i Qose për të çuar rezultatin në 3-0 dhe në këtë mënyrë është mësuar edhe finalistja e dytë e këtij turneu. Finalja - Pas dy ndeshjeve gjysmëfina­le, në fakt është zhvilluar edhe një ndeshje e vogël mes dy ekipeve humbëse në ndeshjet e para. Bilishti me meritë ka mundur Pogradecin 1-0 dhe më pas radhën e kishte finalja e këtij turneu. Skënderbeu dhe Tirana AS kanë zbarkuar në fushë për të mësuar edhe fituesen. U duk se kryeqyteta­set e kishin të lehtë, por nuk ndodhi kështu. Të parat që shënojnë, janë miket me anë të Kodrës, por kur pritej vërshëllim­a e fundit e pjesës së parë, Qose për Skënderbeu­n shtang të gjithë me golin e shënuar dhe shifrat e pjesës janë në barazimin 1-1. Në pjesën e dytë, Tirana sulmon shumë, por nuk arrin të shënojë për minuta të tëra, teksa edhe rastet janë të shumta. Gjithsesi, për t'u veçuar është se në minutën e fundit të ndeshjes, ka qenë lojtarja që sapo u fut në fushën e lojës, Fuçia, ajo që i jep Tiranës fitoren. Pra, fitorja vjen nga stoli dhe nuk ka më kohë, teksa Skënderbeu mundet nga Tirana AS dhe në këtë mënyrë, kryeqyteta­set fitojnë trofeun e parë "Krishtlind­je

2017-të". LLAZI SARO SHËNUES: Begallo 3', Mema 6', Kodra 10', Leba 24' / D Çela 21' Tirana AS: A. Popa, Kolgjini, Aliaj (Vishkulli 16'), Beqirhaga (Rexhepi 16'), Leba (Mica 16'), Begallo (Liçollari 16'), Fuçia (Banushi 13'), V. Popa (Muho 13'), Kodra, Mema, Kotarja. Trajner: N. Danxhija POGRADECI: Mançellari, Korça, Jamzallari, Shkullaku (Likollari 26'), Hamolli, Topalli, K. Çela, D. Çela, Samsuri (Fejzo 25'), Kodra, Xhango. Trajner: A. Demaj GJYQTARË: B. Hamzaj, A. Sula (Korçë), K. Gega (Tiranë)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania