Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu 200 mijë euro për Abazajn, Takaj në sulm frontal

uftëtari ka primar transferim­in e talentit jashtë Shqipërisë

- JORGIS MEMO

Kristal Abazaj bëhet "fiksim" për Skënderbeu­n dhe veçanërish­t për presidenti­n Ardjan Takaj. Edhe pse drejtuesit e klubit korçar nuk kanë dalë ende hapur për interesimi­n që kanë ndaj talentit të Luftëtarit, "Panorama Sport" mëson ekskluzivi­sht se janë gati të japin 200 mijë euro për blerjen e kartonit. Bisedimet mes Takajt dhe homologut të tij te Luftëtari, Grigor Tavo, janë në fazën fillestare dhe për momentin nuk mund të thuhet nëse klubi gjirokastr­it do të pranojë ofertën zyrtare që pritet t'i bëjë Skënderbeu. "Abazajn e duan të gjithë, problemi është që gjërat bëhen serioze kur klubi që e dëshiron, dërgon ofertën zyrtare te Luftëtari. Interesimi është vërtet i madh si për Abazajn dhe Bregun, por ne po studiojmë ofertat jashtë Shqipërisë", treguan dje për gazetën burime zyrtare në klubin gjirokastr­it. Talentit të Luftëtarit i përfundon kontrata në verën e vitit 2019, ndërkohë që presidenti Tavo kërkon minimalish­t 250 mijë euro për shitjen e kartonit. Vetë Abazaj kërkon të provojë një eksperienc­ë jashtë Shqipërisë dhe deri më tani, interesim konkret për të ka pasur nga tre klube: ADO Den Hag në Holandë, Sion në Zvicër dhe PAOK në Greqi. TAKIMI - Presidenti i Skënderbeu­t ka takuar homologun e tij te Luftëtari të premten në mbrëmje, kur dhe u zhvillua ceremonia e fundvitit që organizoi FSHF. Takaj dhe Tavo janë kapur "mat" nga fotografi i "Panorama Sport", Ferdinant Hazizllari, teksa po bisedonin për një transferim të mundshëm të Abazajt. Kreu

i klubit gjirokastr­it nuk i ka premtuar asgjë Takajt, por ky i fundit ka testuar situatën duke takuar më pas edhe trajnerin e Luftëtarit, Hasan Lika. Mirëpo, si për koincidenc­ë, pak minuta më pas është shfaqur në ceremoninë e FSHF-së edhe vetë Abazaj, i cili ka pozuar me Tavon për "Panorama Sport". Gjithçka mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodh në janar.

 ??  ?? KRISTAL ABAZAJ Sulmuesi i Luftëtarit Takaj takon fillimisht trajnerin e Luftëtarit, Hasan Lika, dhe tenton ta zbusë... ... pastaj bisedon kokë më kokë me homologun Tavo dhe... ... në fund, presidenti i Luftëtarit pozon i lumtur me Abazajn.
KRISTAL ABAZAJ Sulmuesi i Luftëtarit Takaj takon fillimisht trajnerin e Luftëtarit, Hasan Lika, dhe tenton ta zbusë... ... pastaj bisedon kokë më kokë me homologun Tavo dhe... ... në fund, presidenti i Luftëtarit pozon i lumtur me Abazajn.
 ??  ?? Presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, duke biseduar me homologun e tij, Tavo, për çështjen e talentit të Luftëtarit
Presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, duke biseduar me homologun e tij, Tavo, për çështjen e talentit të Luftëtarit
 ?? Fotot: F. Hazizllari ?? Abazaj dhe presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, gjatë mbrëmjes së organizuar nga FSHF të premten
Fotot: F. Hazizllari Abazaj dhe presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, gjatë mbrëmjes së organizuar nga FSHF të premten
 ??  ?? Kristal Abazaj, gjatë ndeshjes Kukësi-Luftëtari 1-2, ku shënoi golin e parë të takimit.
Kristal Abazaj, gjatë ndeshjes Kukësi-Luftëtari 1-2, ku shënoi golin e parë të takimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania