Panorama Sport (Albania)

Plani i Partizanit, jep Sukajn për Çinarin

Sulmuesi: Iuliano erdhi me “sëpatë”, por ngeci me lojtarët e vet

- ILIR CARA

Mhevahir Sukaj e ka mbyllur me Partiza nin, gjë të cilën ai e pohoi të dielën në emisionin "Fair Play" në "NeNs 24", të gazetares Ekeleida Zeko. Por, ajo që habit është qetësia e klubit kryeqyteta­s, i cili nuk e zyrtarizon largimin. "Jam larguar me mirëkuptim nga Partizani, por nuk kam mbyllur asgjë me këtë ekip. Jam larguar për të provuar një aventurë jashtë Shqipërisë. Mund t'ju them se, nëse qëndroj në Shqipëri, dëshira ime është të rikthehem te Vllaznia. Këtu flas duke marrë parasysh edhe gjendjen që ndodhet skuadra shkodrane. Gjithnjë e kam shprehur dashurinë për klubin shkodran, madje edhe kur kontribuoj­a për Partizanin kam deklaruar se jam tifoz i Vllaznisë. Jam në një moshë që nuk mund të provoj shumë dhe të luaj larg familjes. Por, gjithsesi, për më tepër do të flasim pas festave. Të shohim çfarë do të ndodhë", u shpreh Sukaj për "Fair Play". Arsyeja pse Partizani nuk e zyrtarizon largimin e sulmuesit ka të bëjë edhe me synimet e merkatos që ka klubi i kuq dhe Sukaj mund të shërbejë si një mundësi shkëmbimi me Eraldo Çinarin. Mesfushori me tipare sulmuese ka kohë që është në fokusin e "demave". Duke ditur që Vllaznia kërkon dy lojtarë të Partizanit, të cilët nuk janë përdorur shumë në pjesën

e parë të sezonit, M hevahir Sukaj dhe Gëzim Krasniqi, të kuqtë kërkojnë të përfitojnë nga kjo mundësi që të bëjnë shkëmbime me Vllazninë. Sinjalin e parë për këtë mundësi shkëmbimi e dha së fundmi drejtori i Përgjithsh­ëm i të kuqve, Olsi Rama, i cili për "Supersport"

deklaroi: "Sukaj ka marrë leje nga ekipi dhe të gjitha këto që po përfliten për të janë vetëm fjalë. Unë kam shumë besim te Sukaj si njeri, por do të shohim se çfarë do të bëhet për të ardhmen e tij. Mund të qëndrojë te Partizani ose të bëhet pjesë e ndonjë shkëmbimi". Pra, duket qartë që Partizani nuk do ta lëshojë lehtë Sukajn, i cili mund të shërbejë si një xhevahir për të bërë të mundur afrimin e Eraldo Çinarit te "demat". Në këtë shkëmbin merkatoje, Partizani mund të përdorë edhe huazimin e Gëzim Krasniqit, i cili dëshirohet nga Vllaznia në janar. Sukaj, në prononcimi­n e tij për "Fair Play", pohoi se Partizani nuk do të përsërisë gabimet e merkatos së verës ku pesë titullarët e larguar mbeten të pazëvendës­uar. Bomberi shkodran pohoi se për janarin "demat" i kanë marrë masat për të plotësuar boshllëkun në sulm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania