Panorama Sport (Albania)

Pike kërkoi goleadë, Zidan rrezikon shumë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ndeshjet mes Realit dhe Barcelonës nuk janë kurrë si të tjerat. Këtë e dinë shumë mirë lojtarët e të dyja skuadrave. Aty nuk ka vetëm duel futbolli, por hyn në lojë politika, duelet mes miqve dhe rivalëve. Sigurisht që më shumë se të gjithë, këto ndeshje i përjeton mbrojtësi i Barcelonës, Pike. I kundërshtu­ar disa herë nga tifozët e kombëtares spanjolle për shkak se ka dalë hapur pro pavarësisë së Katalunjës, ai kërkoi që të hakmerrej pikërisht në Madrid, në kryeqyteti­n e Spanjës. Dhe si mund ta bënte më mirë se sa me një goleadë në portën e Realit[ Mediat spanjolle kanë publikuar një video të mbrojtësit katalanas, i cili kërkon sa më shumë gola dhe një fitore të thellë të Barcelonës.

MË SHUMË- \jatë festës së golit të dytë të Leo Mesit, Pike iu afrua shokëve të skuadrës dhe u kërkoi që të mos ndalonin. "Më shumë, vazhdoni për më shumë gola", tha ai katër herë. Diçka që ka tërhequr vëmendjen e mediave spanjolle, të cilat e kanë publikuar këtë video. Ishte minuta e 6]-t e ndeshjes dhe në atë moment Reali mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të

Karvahalit. Ishin kushtet ideale për t'u shkaktuar një tronditje tifozëve madrilenë dhe vetë klubit, por në fakt nuk ia dolën. Barcelona shënoi vetëm një gol më shumë në momentin e fundit të ndeshjes me anë të Vidalit, duke mos ia bërë realitet dëshirën Pikesë.

Ky nuk ishte rezultati më i thellë që ka arritur Barcelona ndaj Realit sepse Pike ka qenë pjesë e fitores ^-_, kur katalanasi­t i dhanë leksion skuadrës së Murinjos dhe vetë mbrojtësi festoi si i çmendur. 3_-vjeçari kërkoi që të përsëritej sërish e njëjta histori, por këtë herë nuk

ia dolën. Barcelona e këtij viti nuk është shumë shpërthyes­e në sulm, por është efikase dhe pavarësish­t se nuk shkëlqen arrin të marrë rezultatet. Valverde nuk kalon kurrë në aventurë, prandaj rezultati _-3 në Madrid ishte i kënaqshëm për të vulosur krizën e Realit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania