Panorama Sport (Albania)

Anglia feston në fushë, Murinjo sfidon Bërnlein

Liverpuli i Klopit pret Suonsin e vendit të fundit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pas pushimit në ditën e Krishtlind­jeve, topi rikthehet të rrotullohe­t. Këtë vit do të ndodhë edhe në Itali, por riti është ta shohim çdo vit në të ashtuquajt­urën "Boxing Day" në Angli. Sot Premier Liga nis numërimin mbrapsht me startin e fazës së dytë dhe "Boxing Day" vjen me disa ndryshime të vogla. Java nuk do të luhet e gjitha në bllok, por do të shijojmë fillimisht 8 nga 10 ndeshje. Sepse Siti i Guardiolës, kryesuesit e arratisur, do të zbresin në fushë nesër në fushën e Njukasëlli­t, ndërsa Arsenali do luajë derbin me Kristal Palasin mbrëmjen e së enjtes. Mançester Junajtid do të tentojë sot në duelin kundër Bërnlejt në "Old Trafford" që të harrojë zhgënjimet e dy ndeshjeve të fundit: një humbje dhe një barazim. Por skuadra e Shon Dajçit, e cila është surpriza e sezonit me vendin e shtatë që mban aktualisht, nuk do të hyjë si e humbur në fushë. Në vend të tretë, me 16 pikë pas Mançester Sitit, renditen kampionët e Çelsit. Skuadra e Antonio Kontes do të presë Brajtonin në "Stamford Bridge" dhe do të tentojë që të harrojë ndalesën kundër Evertonit në Liverpul. Takimin më pak të vështirë në letër pritet ta ketë skuadra e Jyrgen Klopit. Liverpuli nuk pritet të ketë probleme për të mposhtur Suonsin e vendit të fundit në "Anfield Road". Ndërsa Totenhemi do t'i masë forcat me Sauthempto- nin që nuk kujton më si fitohet prej 26 nëntorit. Leiçesteri do të ketë fatin të ndeshet me Uotfordin që vjen pas katër humbjeve radhazi. Ndërkohë që për Evertonin nuk parashikoh­en probleme ndaj Uest Bromuiçit, skuadrës që ka fituar vetëm dy ndeshje në 19 javë: të fundit në 19 gusht, kur ende shkohej në plazh. Për ta mbyllur, të apasionuar­it e futbollit anglez mund të shijojnë edhe Bornmëth- Uest Hem dhe Hadërsfill­d- Stok: ndeshje për tifozë me shije të veçanta ose të mira për të marrë një sy gjumë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania