Panorama Sport (Albania)

Minutat, ja “padronët” e fushës në Superiore

ëntë lojtarë nuk kanë humbur asnjë sekondë lojë në javë

- JORGIS MEMO

Është koha e bilanceve, edhe pse viti po mbyllet me një kalendar të "shpikur" në Kategorinë Superiore, pasi ende nuk mund të thuhet se është luajtur gjysma e garës. Kur mbeten edhe dy javë për t'u zhvilluar në muajin janar për të plotësuar 18 ndeshje, në mënyrë që...

Është koha e bi lanceve, edhe pse viti po mbyllet me një kalendar të "shpikur" në Kategorisë Superiore, pasi ende nuk mund të thuhet se është luajtur gjysma e garës. Kur mbeten edhe dy javë për t'u zhvilluar në muajin janar për të plotësuar 18 ndeshje, në mënyrë që të ezaurohet pjesa e parë e sezonit, "Panorama Sport" ka bërë një vëzhgim lidhur me aktivizimi­n e lojtarëve në 10 klubet e elitës. Për 16 javët e deritanish­me rezulton se vetëm nëntë futbollist­ë nuk kanë humbur asnjë sekondë lojë. Natyrshëm mund të mendohet se portierët janë më të predispozu­ar për të qenë në fushë në të gjitha ndeshjet duke luajtur më shumë se kushdo, mirëpo statistika­t e deritanish­me tregojnë të kundërtën. Duke filluar nga porta, vihet re një mungesë stabilitet­i në shumicën e skuadrave. Faktet janë kokëforta, pasi në këto 16 javë, vetëm tre portierë kanë qenë të paprekshëm dhe i kanë luajtur të gjitha takimet. Bëhet fjalët për Orges Shehin e Skënderbeu­t, Adis Nurkoviçin e Flamurtari­t dhe Gentian Selmanin e Laçit.

"POKER" LAÇIAN

Laçi është surpriza e madhe e këtij sezoni dhe stabilitet­in që ka pasur në rezultate, veçanërish­t në fazën e dytë, e konfirmon dukshëm edhe formacioni i blinduar i trajnerit Mezani. Kurbinasit janë e vetmja skuadër në Superiore që kanë në përbërje katër lojtarët, të cilët nuk kanë humbur asnjë sekondë lojë. Nga 1440 minuta të plota janë portieri Gentian Selmani, mbrojtësit Abdurraman Fangaj dhe Eglentin Gjoni, si dhe mesfushori me tipare sulmuese, Myrto Uzuni. SULMUESIT

Fatjon Sefa është sulmuesi që mban rekordin në Superiore sa i përket minutave të luajtura. Kapiteni i Lushnjës ka qenë prezent në të gjitha takimet duke mos u zëvendësua­r asnjëherë. Një risi e madhe është edhe fakti se te kampionët në fuqi të Kukësit më i aktivizuar nuk është as portier, as mbrojtës dhe as mesfushor. Bëhet fjalë për sulmuesin Sindrit Guri, i cili ka luajtur 16 ndeshje (1428 minuta). TË HUAJT

Te Flamurtari rekordin e mban një boshnjak si Adis Nurkoviç, ndërsa risia vjen nga Kamza. Mesfushori japonez, Masato Fukui, është lojtari më i besuar i trajnerit Ramadan Ndreu, pasi nuk është zëvendësua­r në asnjë takim. E njëjta gjë edhe për mesfushori­n nigerian të Vllaznisë, Nuredin Orelesi, që ka në këmbë minuta të plota këtë kampionat, por me ndryshimin se te shkodranët bën rolin e qendërmbro­jtësit. Edhe në skuadra të tjera ka lojtarë të huaj stabël në formacion, por shpesh janë penalizuar nga kartonët apo dëmtimet duke humbur 1 ose 2 ndeshje. Një prej tyre është edhe sulmuesi Ali Soue i Skënderbeu­t.

"ÇUDIA" TUNGARA

Ka luajtur vetëm shtatë minuta në dy ndeshje dhe ka shënuar një gol. Më efikas se kaq në Superiore sa u përket minutave gjen vetëm te Flamurtari. Është sulmuesi nga Mali, Ibrahima Tungara, i cili shënoi golin e parë në Superiore me fanellën e Flamurtari­t të premten në fitoren 0-3 ndaj Kamzës. 18vjeçari ka debutuar në kohën shtesë në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia 2-0 duke luajtur vetëm një minutë. Ndërsa në javën e 16-të u aktivizua 6 minuta në Kamza-Flamurtari.

TË PAKËNAQURI­T

Në këto 16 javë ka pasur plot 10 raste kur lojtarët nuk kanë bërë dot një ndeshje të plotë. Portieri i Skënderbeu­t, Aldo Teqja, debutoi për këtë sezon në Superiore vetëm në javën e fundit ndaj Teutës, duke luajtur në 3 minutat e fundit. Mirëpo, ka edhe precedentë si të sulmuesit Idris Mbombo. Ky i fundit luajti vetëm 29 minuta ndaj Luftëtarit me fanellën e Laçit dhe më pas u zhduk. Ndërsa te Kukësi dhe Flamurtari, lojtarë të rinj si Kristi Joti dhe Stiven Puci kanë shijuar së bashku 9 minuta lojë. Ndërsa mesfushori i Vllaznisë, Arsen Hajdari, edhe pse është aktivizuar në katër ndeshje, nuk ka konsumuar më shumë se 69 minuta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Portierët Shehi dhe Selmani, dy nga më të aktivizuar­it në Superiore
Portierët Shehi dhe Selmani, dy nga më të aktivizuar­it në Superiore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania