Panorama Sport (Albania)

Sampdoria, 1 milion euro për Qakën

Dy skuadra të Serisë A në "ankandin e hapur", mund t'i zërë vendin Memushajt

- OLSI TUJANI

Hapet ankandi… Sampdoria ofron dyfishin e Bragës: 1 milion euro për shërbimet e Kamer Qakës. Merkato zyrtare e transferim­eve të dimrit nuk është hapur ende, por interesime­t për mesfushori­n kuqezi nuk kanë munguar. Shpërthimi i tij në kampionati­n rumun, si dhe afrimi në Kombëtaren e Shqipërisë, ka sjellë benefitet e para. Shqiptari është një nga më të kërkuarit e skuadrës rumune, Poli Iasi. SAMPDORIA

Një nga njerëzit më prezentë në mediat rumune është momentalis­ht presidenti i Poli i Asit. Adrian Ambrosie ka dalë sërish në mediat rumune për të hedhur dritë rreth interesime­ve që ka në adresë të futbollist­ëve të skuadrës së tij, ku në qendër të interesime­ve është Kamer Qaka. "Ashtu siç ka interesime për Qakën dhe Jo Santos, edhe ne kemi bërë piketimet tona për lojtarët që duam të afrojmë. Bisedimet do të vijojnë në ditët në vijim, ku së fundmi për Qakën kanë ardhur disa oferta nga Italia. Benevento dhe Sampdoria kanë shprehur interes", ka deklaruar presidenti i skuadrës rumune për "gsp.ro". 1 MILION EURO

Sipas mediave italiane, në drejtim të shërbimeve të mesfushori­t 22-vjeçar, skuadra e Sampdorias është e gatshme të ofrojë 1 milion euro. Ky është edhe minimumi i mundshëm që skuadra rumune ka kërkuar për kartonin e mesfushori­t kuqezi. Nga sa bëhet me dije në mediat përtej Adriatikut, me shumë interes është duke e ndjekur situatën e mesfushori­t edhe Benevento e Ledian Memushajt dhe e Berat Gjimshitit. Pak ditë më parë ishte edhe vetë Qaka që pranoi mundësinë e largimit dhe deklaroi se me 80% të mundësive do të largohet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania