Panorama Sport (Albania)

lla nia në ajër , asnjë sinjal për fa ën përgatitor­e dimërore

#ë Shko$ër shpresojnë që të mos përsëritet situata e verës

-

Në dallim nga pjesa dërrmuese e skuadrave të Superiores, te Vllaznia pushimet e lojtarëve do të jenë më të shkurtra. Skuadra do t ? i kthehet sot punës për pjesën e dytë të sezonit. Kanë mjaftuar vetëm pak ditë pushim dhe skuadra, nën drejtimin e stafit teknik, sot do të nisë përgatitje­t, të cilat do të vazhdojnë deri më 30 dhjetor. Më pas kuqeblutë do të kenë sërish disa ditë dhe më @ ose A janar do të nisë minifaza përgatitor­e dimërore. Por, një nga shqetësime­t konkrete për shkodranët mbetet se ku do ta zhvillojë Vllaznia fazën përgatitor­e dimërore. Drejtuesit e klubit akoma nuk kanë caktuar një datë apo vend ku do të zhvillohet kjo fazë, e cila zgjat më pak se 3 javë. Kryebashki­akja e Shkodrës dhe njëkohësis­ht presidentj­a e Vllaznisë, Voltana Ademi, akoma nuk ka vendosur se ku do ta akomodojë skuadrën për fazën e janarit. Enigmat shtohem më shumë, ku dihet se llogaritë e klubit vijojnë të jenë të bllokuara. Por, ata që e vuajnë janë pikërisht lojtarët e Vllaznisë. Nisja me vonesë e fazës përgatitor­e në verë po jep efektet në këtë sezon të ri. Një pjesë e lojtarëve akoma nuk janë në 100 B - shin e tyre dhe kjo situatë kaotike duket se do të jetë prezente edhe gjatë muajit janar dhe do të kemi të njëjtat paraqitje edhe në pjesën e mbetur të sezonit. Një mungesë e fazës përgatitor­e, e cila u zhvillua vetëm në 10 ditë në periudhën e verës, tregoi më së miri problemet që rrodhën prej saj. Ish-trajneri Cungu, për aq javë sa e drejtoi Vllazninë, u shpreh për mungesën e kësaj faze përgatitor­e. Tani ai që shqetësohe­t më shumë është trajneri aktual, Ernest D joka, i cili shpreson që të mos përsëritet e njëjta situatë si në verë. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania