Panorama Sport (Albania)

Reagon Qarri: Fushtari nuk ikën, do bëjmë afrime në janar

Presidenti i Kamzës mohon shitjen e mbrojtësit

-

Ivan Fushtar është një prej emrave më të diskutuar gjatë ditëve të fundit në Shqipëri. Mbrojtësi i Kamzës, që ka rezultuar një zbulim gjatë pjesës së parë të kampionati­t, konsideroh­et si një lojtar i Partizanit në pjesën në vazhdim. Gjatë ditëve të fundit është bërë e ditur se gjithçka është mbyllur dhe se mbrojtësi do të transferoh­et te të kuqtë në muajin janar. Por, dje ka ardhur reagimi i presidenti­t të Kamzës, Naim Qarri, i cili mohon zërat dhe konfirmon se futbollist­i do të mbetet pjesë e skuadrës edhe në vazhdim.

Reagimi - "Ivan Fushtar është një prej lojtarëve më të rëndësishë­m të Kamzës dhe do të vazhdojë të qëndrojë me ne. Ai ka dy vite kontratë dhe nuk do të largohet, pavarësish­t atyre që thuhen dhe shkruhen. Mund të konfirmoj se oferta konkrete për të ka, por që ne do ta mbajmë. Kamza do të ruajë grupin e futbollist­ëve dhe asnjë nuk do të largohet. Madje, do të afrojmë disa lojtarë gjatë merkatos së janarit. Do të shihni që ekipi do ta kalojë këtë moment të vështirë dhe me rifillimin e kampionati­t, do të vijnë edhe rezultatet pozitive", shprehet fillimisht Qarri në reagimin e tij për gazetën. Më tej, kreu i klubit zbulon edhe planet në lidhje me fazën përgatitor­e që do të zhvillojë skuadra jashtë Shqipërisë. "Dy janë opsionet për fazën përgatitor­e të janarit. Do të shkojmë në Austri ose Antalja. Nesër(sot) do ta vendosim përfundimi­sht dhe nisja do të bëhet në datën 8 janar. Gjatë fazës do të luajmë edhe disa miqësore. Ju garantoj se Kamza e pjesës së dytë të kampionati­t do të jetë edhe më e fortë se kjo e deritanish­mja. Do të ruhet grupi dhe do të bëjmë afrime cilësore. Projekti është serioz dhe do të vazhdojë gjatë. Prisni, nuk keni parë asgjë akoma", e mbyll reagimin e tij për gazetën, presidenti i Kamzës, Naim Qarri. Besar Bozgo

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania