Panorama Sport (Albania)

Teuta gjen problemin, është... menaxhimi i rezultatit

6 humbje janë pësuar kur kanë qenë në avantazh

-

Shumë spekulime ka pasur gjatë ditëve të fundit te Teuta sa i përket të ardhmes së stafit teknik pas një gjysmësezo­ni të dobët, por deri më tani, situata duket e qetë. Merkato është kryefjalë në këtë moment te drejtuesit e bregdetarë­ve, ku pritet të ketë afrime në të gjitha repartet pas dy fazash relativish­t të dobëta. Duke u bazuar tek ajo që ekipi ka dhënë në 16 ndeshjet e para, fillimisht skuadra ka nevojë për një lider në repartin e mbrojtjes. Hrkaç, pavarësish­t klasit të tij, nuk ka arritur të kthehet në një lider, ndërsa Shkalla, Hakaj dhe Beqja kanë nevojë të përmirësoh­en më tepër, në mënyrë që skuadra të mos pësojë kaq shumë. Gjithashtu edhe porta është një shqetësim, 27 gola të pësuar në 16 ndeshje janë tmerrësish­t shumë, sidomos për një skuadër si Teuta, që minimalish­t kërkon mesin e tabelës. Sulmi është reparti i vetëm që e kalon klasën, edhe pse Teuta nuk ka pasur një lojtar goli, te bregdetarë­t kanë shënuar pothuajse pjesa më e madhe e lojtarëve që janë aktivizuar si titullarë. Në këtë aspekt, Gugash Magani ka bërë një punë shumë të mirë, me skemat e tij, lojtarët kanë mbërritur te goli 18 herë. Problemi i vetëm i Teutës në këtë edicion dhe që akoma vazhdon të shqetësojë drejtuesit dhe stafin teknik është menaxhimi i rezultatit. Nga 9 humbje në total, që skuadra ka regjistrua­r deri më tani, në 6 prej tyre ka qenë në avantazh. Gjithashtu edhe në 3 sfida që janë mbyllur në barazim, në dy prej tyre "djemtë e detit" kanë shënuar të parët. Nëse do të ishin treguar pak më të kujdesshëm në këto takime, tani do të kishin të paktën 4-5 pikë më shumë në klasifikim dhe gjërat do të ishin ndryshe. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania