Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, në sulm për Zisin dhe Liçkollari­n

Nuk i morën dot në skuadër një vit më parë, bluzinjtë nisin ofensivën në Ballsh e Pogradec

-

Drejtuesit e Luftëtarit kanë nisur të mendojnë për merkaton dhe i kanë hedhur sytë nga Kategoria e Parë. Sulmuesi i Bylisit, Niko Zisi, dhe mesfushori i krahut të Pogradecit, Jugers Liçkollari, janë në planet e drejtuesve dhe kanë nisur kontaktet që të afrohen te bluzinjtë. Mësohet se të dy futbollist­ët kanë qenë shumë pranë akordit me klubin gjirokastr­it në merkaton e sezonit të shkuar, por në fund marrëveshj­a është prishur, duke qenë se në pozicionet e tyre aktivizohe­n Bregu dhe Abazaj, dy futbollist­ë që janë të pazëvendës­ueshëm në formacion, duke parë dhe formën e mirë që kanë treguar. Por, tani që interesi për këta të fundit është rritur dhe largimi i tyre është pothuajse i pashmangsh­ëm, pas ofertave të majme financiare drejtuesit janë duke menduar për zëvendësim­in e tyre. Bisedimet me futbollist­in e Bylisit janë pak të vështira, duke qenë për Zisin janë interesuar edhe klube të tjera të Superiores. Megjithatë, bluzinjtë do të këmbënguli­n dhe shpresojnë që t'i realizojnë të dyja transferim­et. Deklarata - Pavarësish­t rezultatev­e të dy javëve të fundit ndaj Partizanit dhe Kukësit në transfertë, trajneri Hasan Lika ka kërkuar që ta mbajë skuadrën e tij jashtë euforisë dhe thekson se skuadra ka nevojë për përforcime. "Kemi nevojë për përforcime në çdo repart. Me organikë më të kompletuar do të jemi më të fortë në gjysmën e sezonit të mbetur", tha Lika mes të tjerave pas ndeshjes me Kukësin. Sakaq, në kampin bluzi thashethem­et e merkatos sa u takon largi- meve të Bregut dhe Abazajt, mbeten enigmë për aq kohë sa periudha e transferim­eve nuk ka nisur zyrtarisht. Me objektivin e vetëm mbijetesën, presidenti gjirokastr­it Grigor Tavo është gati që të bëjë edhe sakrifica financiare për të afruar futbollist­ët e nevojshëm në skuadër. Ndërkohë që trajneri Lika ka shprehur edhe dëshirat e tij për futbollist­ët që do në ekip. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania