Panorama Sport (Albania)

Tirana, gola nga mbrojtja në sulm

sulmues dhe po kaq mesfushorë kanë "vënë firmën", nuk mungojnë as mbrojtësit

- OLSI TUJANI

Në vitet e fundit, Ti rana ka vuajtur mungesën e një bomberi "race", si dikur që ka pasur Salihin, Sinanin apo Fortuzi * CO. Mirëpo, rënia në Kategorinë e Parë, qoftë për nga niveli, qoftë për nga domosdoshm­ëria për t'u ngjitur në Superiore sa më shpejt, ka bërë që te skuadra kryeqyteta­se të ketë impenjim maksimal tek të gjithë futbollist­ët. Në listën e golashënue­sve të skuadrës kryeqyteta­se vihet re se kanë "vënë firmën" 14 futbollist­ë. REPARTET

Në një skuadër ku shënon sulmi rregullish­t, manovra është e kënaqshme, por në momentin që shpërndarj­a e golit është në të gjithë repartet, atëherë efiçenca është gjithmonë e më shumë maksimale. "Panorama Sport" ka bërë një evidentim të statistika­ve të deritanish­me të kryeqyteta­sve. Vihet re që, në skuadrën bardheblu shpërndarj­a e golave është thuajse e njëtrajtsh­me. 4 mbrojtës kanë arritur të realizojnë të paktën nga një gol: Coxhallari, Uellison, Doka e Turtulli kanë vënë

të paktën një herë firmën e tyre në rezultatet e Tiranës gjatë këtij edicioni. Raporti mes sulmuesve dhe mesfushorë­ve është i barabartë. 5 lojtarë të repartit të avancuar kanë shënuar dhe po kaq nga mesfusha. GOLEADORËT

Në ndeshjet e tij të para gjatë kualifikue­seve në Europa Ligë me Makabi Tel Aviv, si dhe ndeshjeve miqësore që skuadra kryeqyteta­se zhvilloi gjatë periudhës përgatitor­e, Sentamu nuk la shumë gjurmë me gola. Mirëpo, në këtë sezon, ai kryeson listën e golashënue­sve. Me 9 gola të shënuar në Kategorinë e Parë dhe një në Kupë kryeson listën për "Këpucën e Artë" të skuadrës 24 herë kampione të Shqipërisë. Pas tij, renditet kapiteni Erando Karabeci me 8 gola, i cili ka shënuar edhe më shumë sesa sulmuesi anglez Majkëll Ngoo me 7. Janë tre futbollist­ë me nga dy gola, Daja, Calili e Greca. Në listë me një gol ka një sulmues, disa mesfushorë dhe gjithashtu mbrojtës. Uellison, Turtulli, Coxhallari e Doka janë lojtarët e prapavijës që e kanë provuar shijen e golit nga një herë gjatë këtij edicioni. Më tej, Maveje e Çelhaka prej mesfushorë­ve dhe të rinjtë Bardhi e Qilimi nga futbollist­ët e repartit të avancuar. Periudha e parë e vitit ishte kryesisht pozitive për kryeqyteta­sit, të cilët me ngjitjen në Superiore që është detyrim i padiskutue­shëm dhe ecurinë në Kupë do të mund ta mbyllnin me bilanc pozitiv sezonin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania