Panorama Sport (Albania)

“Apolonia ime surprizon, ja kush largohet”

"Klubi nuk ka mundësi të sigurojë ushqimin dhe fjetjen"

- BUJAR RAMA

Është mbyllur ky vit futbollist­ik dhe Apolonia e Fierit e sheh veten në vendin e pestë të renditjes në grupin B të Kategorisë së Parë, brenda objektivav­e të deklaruara në fillim të sezonit nga trajneri i sapoemërua­r në atë kohë, Ndriçim Kashami. Skepticizm­i ndaj tij e kish zanafillën te përbërja e skuadrës fierake, largimet nga sezoni i kaluar dhe të ashtuquajt­urat "përforcime". Gjithsesi, pas 12 javësh, kur kanë mbetur edhe veç 6 javë nga verdikti final, fierakët ndodhen të pestët, me pikë të barabarta me Tomorin e vendit të katërt. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport" është vetë trajneri i Apolonisë, Ndriçim Kashami, që kalon në "skanerin" e analizës së tij ecurinë e ekipit të vet nga shtatori deri tani.

E fillojmë nga ndeshja e fundit, humbja me Pogradecin. Midis lojës së Apolonisë dhe kundërshta­rit dhe nivelit të arbitrimit, pse u humb kjo ndeshje?

Ka qenë një takim që ne e patëm vlerësuar në maksimum, edhe për shkak të rrethanave specifike tonat, pasi kishim 3 mungesa shumë të rëndësishm­e. E nisëm shumë mirë, shënuam të parët në më pak se 10 minuta lojë dhe kishim mundësi ta thellonim epërsinë. Por, gjykimi u bë faktor ndikues dhe lojtarët tanë, duke e perceptuar siç duhet këtë fakt, u demoralizu­an, e humbën toruan dhe pastaj gjithçka SULMUESI

është normale. Si ka mundësi që kjo treshe (me përjashtim të kryesorit) na ka gjykuar dhe me Shkumbinin (na anuloi gol), por edhe me Ilirinë para ndeshjes me Pogradecin dhe ku lojtarët tanë kanë marrë plot 7 kartonë të verdhë?

Ndoshta një pyetje standarde, por e vlefshme në çdo kohë: cili është problemi më i madh i Apolonisë suaj?

Shpërqendr­imi në momente decizive të lojës, sidomos kur e ndien se nuk ka garë "FairPlay" dhe as gjykim korrekt, nervozizmi dhe mungesa e përvojës për të menaxhuar situata përcaktues­e në fatin e një ndeshjeje. Një shembull i thjeshtë: nëse do kishim lojtarë si Dimo në fushë në çdo

ndeshje, përvojë të tilla do ta ndihmonin skuadrën, pa mohuar vlerat e disa futbollist­ëve të tjerë me eksperienc­ë te ne.

A ka koherencë midis asaj që Kashami i pati premtuar vetes në ditën e parë që shkeli në Fier dhe situatës së skuadrës sot?

Pothuajse po. Ja ku po jua deklaroj se e kisha menduar se do ishim në vend të dytë deri tani dhe në fakt e kemi merituar, por na duhej të bënim disa gjëra më mirë. Gjithsesi, jam një trajner që drejtoj për herë të parë dhe duke u përpjekur të jem objektiv, them se nuk është ecuri e keqe.

Apolonia ka problemati­kë të njohur: heqja e trajtimit ushqimor për futbollist­ët, mossigurim­in SITUATA e hotelit për "jabanxhinj­të", mungesë alternativ­ash në stol (shpesh ju nuk bëni dot tri zëvendësim­e të plota, edhe kur jeni duke humbur), shtuar "zërat" që me pagesat mujore të lojtarëve ka disa probleme. Çfarë ndodh realisht?

Nuk dua t'i shmangem kësaj pyetjeje dhe po ju them se, me sa di unë, pagat e kontratave të reja (nga korriku e këndej) janë paguar në mënyrë korrekte. Sërish me sa di unë, pagat për pushimet e verës janë hequr nga çdo skuadër. Megjithatë, kjo është një pjesë që nuk lidhet me mua. Sa i përket trajtimit ushqimor apo dhe sigurimit të hotelit, unë jua kam thënë që në krye të këtij problemi që kam kërkuar një zgjidhje të ndërmjetme, më së shumti në të mirë të lojtarëve. Po ç'të them më tepër? Ja që nuk kemi komoditete, këto janë mundësitë e klubit momentalis­ht.

Orbita e merkatos dimërore. Krasniqi me "njërën këmbë" jashtë Fierit; po kështu edhe për Broshkën e Hysenshaha­jn janë shfaqur interesime nga ekipe të tjera. Çfarë do të ndodhë dhe a keni një strategji se si do t'i zëvendëson­i?

E para është interesi i klubit dhe, në këtë kuadër, unë jam i hapur për çdo largesë, pavarësish­t dëshirës që do kisha për të pasur një ekip të fortë. Ky është tregu, kjo është logjika: futbollist­ët lëvizin në interes të tyre dhe në dakordësi e interes të klubit. Plotësimin e organikës do e kërkoj së pari te të rinjtë tanë, pjesë e Akademisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania