Panorama Sport (Albania)

Java e goleadave, si u zhytën klubet në krizë

-

"Babagjyshi" shpërndau dhuratat e fundvitit edhe në Kategorinë e Parë. Surprizat mënjanë dhe ndeshje të parashikue­shme. Kastrioti në Grupin A dhe Tirana në Grupin B vazhdojnë të kryesojnë bindshëm dhe duket se janë në rrugën e duhur drejt ngjitjes në Superiore. Krutanët e bëjnë menjëherë kthesën pas humbjes që pësuan dy javë më parë me Egnatian. Të shtunën fitojnë në fushën e tyre përballë Vllaznisë B me rezultatin minimal 1-0. Një gol i shkodranit Denis Dyca mjafton për t'i siguruar 3-pikëshin skuadrës. Ndërsa, problemi që shqetëson ekipin e këtij sezoni është shpërdorim­i i rasteve të shumta përpara portës. Lojtarët e Kastriotit krijojnë raste të shumta, por u mungon finalizimi. Pritet që në merkaton e dimrit të ketë ndërhyrje dhe të fuqizohet sulmi. Egnatia, që u rikthye në Kategorinë e Parë pas dhjetë vitesh mungesë dhe që kishte synime minimale, deri tani është rivali më i denjë për Kastriotin. Jo vetëm që është e vetmja skuadër që i ka mundur krutanët, por rrogozhina­sit janë ndjekësit më të afërt me pesë pikë më pak se Kastrioti. Fundjavën e kaluar, Egnatia fitoi në një transfertë të vështirë në Peshkopi ndaj Korabit vendës. Një gol nga Mile dhe një nga Nako i dhanë 3pikëshin Egnatias. Ndërsa, dibranët janë në rënie të lirë. Pasi shijuan për vetëm një vit Superioren, tashmë ekipi rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë. Klubi ka probleme financiare në një kohë që edhe trajneri Julian Ahmataj u largua përpara disa ditësh. Situata është kritike. Besëlidhja ka humbur shumë nga ekipi që është shfaqur në sezonet e kaluara. Lezhjanët nuk janë të qëndrueshë­m për sa u përket rezultatev­e. Fundjavën e kaluar, Besëlidhja u mund në fushën e vet nga Erzeni. Një sfidë ku vendësit shpërdorua­n shumë, ndërsa shijakasit iu falën vetëm golit të Pashës. Besa është dështimi më spektakola­r i pjesës së parë të sezonit. Me synime të mëdha dhe një merkato të fuqishme duke afruar futbollist­ë të rëndësishë­m, kavajasit hodhën gjithçka në erë brenda katër muajsh. Ekipi pësoi të shtunën në Pukë humbjen e shtatë radhazi dhe jo vetëm që i dha lamtumirën luftës për elitën, por do t'i duhet të djersijë shumë për të arritur mbijetesën. Dinamo ngjitet në vendin e 5-të pas fitores në limit që arriti në sfidën me Dinamon. Një 3-pikësh që erdhi vetëm në sekondat e fundit pas golit të Gjatës. Në Grupin A, Tirana vazhdon të mos ndalet, madje nuk tregon as mëshirë për kundërshta­rët. Bardheblut­ë tregojnë nga java në javë se kanë diferenca të mëdha me skuadrat e tjera në këtë kategori. Në sfidën e së premtes, kryeqyteta­sit fituan 4-0 në transfertë­n e Kuçovës. Një sfidë që e kthyen në "miqësore" duke mos e diskutuar për asnjë moment 3-pikëshin. Edhe Bylisi, që është ndjekësi më i afërt i bardhebluv­e, fiton po me rezultatin 4-0 ndaj Turbinës. Një ndeshje pa histori që ballshiotë­t e mbyllin për 20 minuta. Pogradeci fiton një duel të rëndësishë­m me rivalin direkt për vendin e 3-të. Liqenorët përmbysin fierakët me rezultatin 3-1 në një ndeshje që prodhon spektakël dhe shumë emocion. Tomori nis të rimëkëmbet. Pas ndryshimit të trajnerëve, Gersi Arbri ka siguruar të shtunën e kaluar fitoren e dytë radhazi, për më tepër në një transfertë të vështirë si ajo e Peqinit. Çudia ndodh në FushëKrujë ku Shënkolli fiton 2-1 ndaj Ilirisë, por në fund është trajneri Ritvan Kulli ai që deklaron dorëheqjen nga pankina duke deklaruar se e ndërmerrte këtë vendim për arsye personale. Besar Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania