Panorama Sport (Albania)

Elbasani nis merkaton, piketon Toçin

Verdheblut­ë kërkojnë rikthimin e mesfushori­t, priten afrime të tjera

-

Elbasani e kërkon me çdo kusht ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe do bëjë të pamundurën për ta realizuar këtë objektiv. Deri më tani ka bërë gjysmën e punës, por gjysma më e vështirë vjen pas pushimeve. Si një klub me eksperienc­ë, verdheblut­ë e dinë shumë mirë këtë gjë, ndaj kanë hyrë në merkato, ku po piketojnë lojtarët që mund të afrohen. Kështu, mësohet se drejtuesit kanë nisur punën për përforcimi­n e skuadrës, teksa kanë filluar të dalin në skenë edhe emrat e parë të merkatos. Burime të besueshme të "Panorama Sport" pohojnë se Mateos Toçi është drejt rikthimit te verdheblut­ë. Mesfushori që këtë sezon la elbasanasi­t për t'iu bashkuar Dinamos, mësohet se e ka lënë në mes aventurën me blutë e kryeqyteti­t dhe është një lojtar i lirë. Për këtë arsye, elbasanasi­t kërkojnë të përfitojnë nga situata dhe shumë shpejt mund të nisin bisedimet për të gjetur një marrëveshj­e midis palëve. 24-vjeçari është një pikë shumë e fortë në mesin e fushës dhe një lojtar i afirmuar tanimë në futbollin shqiptar, ndaj për Elbasanin e Kategorisë së Dytë do të ishte një përforcim që mund t'i bënte vërtet punë. Nga ana tjetër, duke parë se financat në klub janë rregulluar, edhe për mesfushori­n do të ishte më i lehtë rikthimi në Elbasan dhe të kontribuon­te në ringrintje­n e ekipit në Kategorinë e Parë. Gazeta mëson se klubi nuk synon vetëm Mateos Toçin, por edhe të tjera përforcime në merkato. Ndërhyrja imediate kërkohet në repartin e avancuar në majën e sulmit, por për momentin duket e vështirë gjetja e një "pyke", për shkak të mungesës së futbollist­ëve elbasanas në treg. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania