Panorama Sport (Albania)

Ueah: Venger si një baba, prej tij u bëra yll

-

Zhorzh Ueah e ka përshkruar trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger, si një figurë atërore, falë ndihmës së të cilit ai mundi të shndërrohe­j në një prej futbollist­ëve më të suksesshëm në Europë. Francezi e ka pasur liberianin futbollist te Monako, ku ai kaloi katër vite të suksesshme përpara se të transferoh­ej te PSG- ja dhe më pas te Milani. Ueah, i cili ka shpallur kandidatur­ën për president të vendit, mbetet i vetmi futbollist afrikan që ka fituar "Topin e Artë". Por gjatë një interviste për "The Guardian", ai thotë se ai nuk do të kishte arritur kurrë një karrierë të tillë pa mbështetje­n dhe këshillat e Arsen Vengerit. "Ai ishte një figurë atërore për mua dhe më konsideron­te si birin e tij", thotë 51- vjeçari. "Ky është një njeri, i cili në kohën kur racizmi ishte në kulmin e tij, më tregoi dashuri. Ai më donte në fushë çdo ditë. Një ditë isha shumë i lodhur me stërvitjen dhe i thash se kisha dhimbje koke. Përgjigja e tij ishte: ' Zhorzh, unë e di që është e vështirë, por duhet të punosh fort. Unë besoj se me talentin që ke, ti mund të bëhesh një prej futbollist­ëve më të mirë në botë'. Kështu që unë e dëgjova dhe vazhdova. Përveç Zotit, mendoj se pa Vengerin nuk do kisha asnjë shans që të isha i suksesshëm në Europë". Në lidhje me garën e tij për president të vendit, Ueah tha se frymëzimi i tij kishte qenë Nelson Mandela: "Kur e takova shumë vite më parë më, tha se nëse do të thërritesh­a për t'i shërbyer vendit tim, atëherë unë duhet të shkoja. Dhe unë këtë po bëj sot, po zbatoj porosinë e tij".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania