Panorama Sport (Albania)

Gjashtë milionë fajet e Donarumës, PSG-ja në pritje

Portieri me ecuri negative ka kërkesa në merkato

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sezoni negativ i Mi lani po ecën paralel isht me atë të hanluixhi Donarumës, por nëse klubi shpenzoi dhe nuk po merr thuajse asnjë fryt, portieri 18- vjeçar të paktën po arkëton çdo javë rreth 150 mijë euro në kuadër të pagës së tij vjetore prej 6 milionë eurosh. Nëse shifrat e bankës lulëzojnë për hixhon, ato të fushës janë në minimumet e karrierës së tij të re me gardianin që ka pësuar deri në këtë pikë të sezonit 30 gola në 27 takime të luajtura me Serisë A, Kupës së Italisë dhe Ligës së Europës. hixho është ndëshkuar shumë herë, por përveç gafës në sfidën e fundit ndaj Atalantës, numri 99 kuqezi nuk ka bërë deri tani ndonjë gabim trashanik, por njëkohësis­ht nuk ka bërë as ndonjë mrekulli nga ato që ka mësuar tifozët në sezonet e kaluara. Pas kontratës së verës, hixho nuk shihet më si një premtim futbollist­ik, por si një yll, nga i cili pritet gjithnjë e më shumë. Kontestime­t e tifozëve të disa ditëve më parë nuk po e ndihmojnë hixhon që, përpos karakterit të fortë, duket se po vuan peshën e trysnisë së madhe mediatike që ushtrohet mbi emrin e tij si pasojë e kontratës faranike që e lidh me Milanin. Edhe për të, sfida e nesërme ndaj Interit do të jetë një test i rëndësishë­m soliditeti, me hixhon që duhet të vendosë veten mes portës dhe çdo topi që lëshohet nga këmbët e lojtarëve të Interit. Në stërvitje, portieri duket i qetë sipas burimeve pranë Milanit, por ndryshe është fusha e "Milanello"-s e krejt gjë tjetër është "San Siro" i stërmbushu­r me tifozë të zhgënjyer, që mezi presin t'i përplasin në fytyrë parulla mbi milionat dhe tekat e tij.

MERKATO - Gjendja rreth portierit mund të qetësohej me një largim nga kuqezinjtë. Ofertat për të nuk mungojnë dhe Mino Raiola do të ishte gati t'i servirte atë me më shumë zero. Në garë për hixhon është edhe PSG- ja që, e zhgënjyer nga Kevin Trap, po kërkon një gardian në lartësinë e Nejmarit, Kavanit e Kilië Mbapes. Klubi francez mund të arrijë deri në 11 milionë euro sezonalë për 18- vjeçarin, teksa për momentin, Unai Emeri i ka besuar portën të riut Areola.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania