Panorama Sport (Albania)

Analiza Ekipi do ndihmë, ja rruga e kthesës

-

Situata është gati sureale te Milani. Me krerët dhe trajnerin që marrin fajet përsipër, duket se nga ekipi nuk do të ketë një kokë turku. Ditën e djeshme ka hyrë përsëri në lojë klubi që, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka kërkuar ndihmën e tifozëve. Në këtë deklaratë thuhej: "Klubi i Milanit njeh, nuhat dhe bën të tijin hidhërimin e tifozërisë. Pas humbjes me Atalantën nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të pranojmë një tjetër grusht e të ulim kokën për të punuar. Ndalesa me bergamaskë­t ishte e ndryshme nga ajo e Veronës dhe ngjason shumë me ato të pësuara nga Juventusi dhe Roma, me Milanin që krijon pa konkretizu­ar dhe miqtë që përfitojnë në gabimin tonë të parë. Mbi Milanin ka shumë elementë mediatikë dhe popullorë që rëndojnë tashmë. Skuadra është emocionali­sht e brishtë dhe me shumë pak energji mendore. Pikërisht, për këtë barrë të rëndë që ka mbi vete skuadra, duhet të dalë në pah dashuria për ngjyrat kuqezi. Pikërisht kështu, Milani ka nevojë për dashuri. E drejta? Gjuetia e shtrigave? Ndëshkimet? Në këtë moment asnjë rrugë e ashpër nuk duket e duhura, as me dru e as me elektrosho­k, pasi nuk shërben për të përmirësua­r gjërat. Bota nuk u shua, ka ende edhe një ditë e një tjetër natë. Rruga është e vështirë, por jo e pamundur. Një ndeshje e madhe e një foto të gjithë së bashku, e gjitha kjo na mungon dhe e duam me shpirt".

Rruga- Me Milanin në krizë, klubi ka përgatitur edhe pesë rrugë për t'u ndjekur për të pasur një rikthim sa më të shpejtë.

1- Vetëdije - Grupi është i vetëdijshë­m për problemati­kat dhe deri tani askush nga organika nuk u është shmangur përgjegjës­ive. Pas çdo ndeshjeje të humbur, skuadra i është rikthyer punës edhe më fort, ndaj i vetmi problem mbetet zgjidhja e ngërçit që kanë paraqitjet në fushë.

2- Humbje - Pavarësish­t vërshëllim­ave të tifozëve, lojtarët janë të parët që nuk janë të lumtur kur humbin, pasi në fushë në fund të fundit janë ata dhe figurat e shëmtuara askush nuk i dëshiron. Ekipi duhet të pranojë humbje deri në masën e duhur duke mos lejuar kthimin e tyre në rutinë, por duke i përdorur për të reaguar më me egërsi në ndeshje.

3- Psikologji - Në sezonin aktual, Milani nuk është ekipi i vetëm që vuan, por duke parë rezultatet, mendjet e lojtarëve janë të ngarkuara më shumë. Fiorentina e Udineze kanë pasur problemati­ka dhe ngadalë po korrigjojn­ë renditjen e tyre. Me gjithë respektin për të sipërpërme­ndurat, s'ka përse të mos reagojë edhe Milani.

4- Durim - Të gjithë duan rezultate, por kriza kuqezi nuk lejon gjyqet, pasi nevojat janë të tjera. Momenti është delikat dhe Gatuzo dhe djemtë kanë nevojë për mbështetje. Dashuria dhe durimi në disa raste janë ilaçi më i mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania