Panorama Sport (Albania)

Milan dhe Inter, nga derbi i Kupës le të shpëtojë kush të mundet

Përballja e të mërkurës vlen më shumë se një gjysmëfina­le

-

"El Clasico" ishte diçka tjetër, por në nivel lavdie edhe Milan-Inter nuk bën shaka. Dy ekipet e Milanos përballen nesër në Kupën e Italisë, por momenti është delikat për të dyja, ndaj një fitore e njërës do të shtonte problemet te tjetra. Pikiata Milan - Kuqezinjtë kaluan nga gjërat formale të verës në një hemorragji të pandalshme pikësh. Kur ëndrra quhej "Champions", Milani zbrit me këmbë në tokë pas katër shuplakave fillestare të Lacios. Muajt kaluan dhe jemi në dhjetor me "Djallin", ndërkohë që ka marrë leksione nga thuajse gjysma e ekipeve, me të cilat është përballur duke përfshirë këtu barazimet me Xhenoan dhe atë të paharruesh­ëm me Beneventon. Kaq keq kuqezinjtë paraqitesh­in 35 vite më parë, teksa duke u rikthyer në sezonin aktual, nesër testi duket i rëndë. Ndeshje teke në Kupë, ku derbi përgjërohe­t për hakmarrje ndërkohë që Gatuzo pranon se ka në dispozicio­n një tufë të trembur. Nëse "Championsi" u venit si ëndërr, Kupa ofron ende mundësi për ca thërrime lumturie. RËNIA INTER - Deri dy javë më parë interistët shëtisnin kryelartë nëpër Milano, jo për fatkeqësit­ë e të tjerëve që edhe ata i kanë provuar në kurriz, por për Interin e tyre që shkëlqente në kampionat. Vera zikaltër ishte krejt e kundërta e asaj kuqezi, me miliona të pakët të kufizuar nga UEFA dhe vendimet e Pekinit zyrtar. Goditjet e merkatos së Milanit disi e turbulluan Spaletin dhe skuadrën, por kur filloi të luhej seriozisht, Interi rreshtoi një seri mbresëlënë­se rezultates­h pozitive. Kur dukej se Krishtlind­jet do të ishin më të mira se ato kuqezi, 120 minutat ndaj Pordenonse­s u shfaqën si një alarm që u materializ­ua në rrezik të shtunën, kur zikaltrit humbën ndaj Udinezes. Pas Pordenones, përsëri Kupa e Italisë, por këtë herë është Milani. Sfida nuk ka nevojë për motivime, por në lojë ka shumë gjëra, pasi të dyja ekipet luajnë për t'u ringritur në kurriz të njëra-tjetrës. Një tripletë humbje zikaltër do të ishte një kartëvizit­ë negative në prag të ndeshjes me Lacion, teksa te kuqezinjtë një tjetër humbje do të thellonte një krizë që duket pa fund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania