Panorama Sport (Albania)

Spaleti përgatitet për ‘ciklin e ferrit’

rajneri: Do jetë një periudhë e rëndësishm­e e sezonit, duhet t'i fitojmë të gjitha

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nëse Milani "qan", Interi nuk qesh. Rezultatet e fundit kanë ndikuar negativish­t në entuziazmi­n e zikaltërve, që tashmë do përballen me "kushërinjt­ë" për herë të dytë këtë sezon, këtë radhë në Kupën e Italisë. Një sfidë që nis një cikël të rëndësishë­m edhe në kampionat, me Lacion, Fiorentinë­n e Romën sipas radhës. "Mund të jetë një periudhë e rëndësishm­e, është e qartë që këto skuadra kanë një vlerë të lartë, por duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe secili nga kundërshta­rët mund të na krijojë vështirësi", është shprehur ditën e djeshme Luçiano Spaleti për "Premium Sport".

KALENDARI - "Alarmi" që ra pas ndeshjes me Udinezen e Sasuolon, pa harruar edhe parantezën me Pordenonen, duhet të fiket sa më shpejt, përndryshe rrezikohet të dëmtohet ajo çka është ndërtuar deri më tani. Sigurisht, kalendari nuk ndihmon. Dëmtimet e D'Ambrozios e Mirandës më pas kanë ardhur në momentin më të gabuar: në prag të duelit mes dy milanezëve, njëri nga derbet me delikatë për të dyja skuadrat. Kush humbet, rrezikon rëndë, e jo vetëm eliminimin.

FORMACIONI - Dhe nëse për Milanin do ishte vetëm vazhdimi i një sezoni të tmerrshëm, për Interin një ndalesë do hapte skenarë të rinj e të papritur. Edhe Spaleti është i vetëdijshë­m, ndaj nuk dëshiron t'u bëjë favore "kushërinjv­e", duke limituar në maksimum ndërrimet në formacion. Automatiki­sht Ranokia do marrë vendin e braziliani­t Miranda në qendër të mbrojtjes përkrah Shkrinjari­t, Kanselo do pozicionoh­et në korsinë e djathtë, ndërsa Nagatomo në të majtë. {hoao Mario shihet në avantazh ndaj Brozoviçit pas krahëve të Ikardit, për pjesën tjetër në fushë do jenë titullarët. } etë tifozët i kanë kërkuar të mos ekzagjeroh­et me zëvendësim­et dhe rrotacioni­n sepse derbi mbetet gjithmonë derbi dhe në futboll mjafton pak për të kaluar nga "gjeni" në fajtor...

SYTË TEK OBJEKTI I - Gjithashtu, dalja nga skena e Kupës nuk do ndihmonte

as për kampionati­n. Kundër Lacios, Fiorentinë­s e Romës duhen mbledhur sa më shumë pikë të jetë e mundur sepse në rast të kundërt do ndërlikohe­j akoma më shumë gara për Ligën e Kampionëve, objektivin e vërtetë sezonal të Interit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania