Panorama Sport (Albania)

Alternativ­at për Ikardin, pankina, parashikue­shmëria... kriza në 5 pika

-

Tashmë incidentet u bënë dy. Dhe erdhën njëri pas tjetrit, pas 16 javësh si të pamposhtur. Ndodhën në prag të Krishtlind­jeve, duke ngjallur "fantazmat e Mançinit" që ende i frikësojnë zikaltrit. Interi po përjeton krizën e parë të sezonit: nuk duhet harruar që janë grumbullua­r 40 pikë dhe vendi në renditje është i treti. Megjithatë diçka ka ngecur, në ingranazhe­t zikaltër. SHËNON VETËM MAURO - Humbja ndaj Sasuolos "lindi" nga këmbët e Mauro Ikardit: penalltia e gabuar pati një peshë vendimtare. Gaboi jo vetëm atë, por edhe disa raste të tjera nga ato me të cilat zgjidhte problemet e Interit. Dhe, nëse Ikardi mungon në "takimin" me golin, askush tjetër nuk është i gatshëm t'i marrë vendin.

PAK OPSIONE - Dita negative e kapitenit, pra, ka nënvizuar vartësinë në fazën ofensive nga bomberi i skuadrës. Opsioni i dytë, Perisiç, po përjeton një rënie fizike. Një opsion i tretë nuk ekziston. "Ne shënojmë me ata të dy, nuk kemi mesfushorë që kërkojnë golin", është shprehur Spaleti. Rezultati: 1 rrjetë në 3 ndeshje.

TË PARASHIKUE­SHËM - Gjithçka rrjedh nga parashikue­shmëria në manovër. Tashmë dominimi në krahë është studiuar, analizuar dhe asgjësuar nga teknikët kundërshta­rë. Kundër Sasuolos u tentuan 49 krosime (rekord në Serinë A), por vetëm 7 ishin të suksesshëm. Në korsitë anësore u zhvillua 69% e lojës, pasime filtruese 0.

REZERVAT - Alternativ­a në stol nuk ka, as në skuadër. Risia e momentit është Kanselo: ka kryer më shumë pasime pozitive nga të gjithë (66), por ka gabuar 12 (më keq vetëm Galjardini); katër driblime të sakta, 3 të gabuara; rikuperime dhe krosimi që solli penalltinë me Sasuolon. Aktivizime­t e Ederit e Zhoao Marios nuk zgjidhën asgjë. Minikriza nisi që me Pordenonen, kur dështuan rezervat.

MESFUSHA - Më pas vjen vuajtja e një mesfushe (me mungesën e Vesinos së skualifiku­ar) ku Brozoviç nuk gjen kurrë vazhdimësi­në, ndërsa Borha Valero shpeshherë pëson rënie të dëmshme (problemet më të mëdha shfaqen kur spanjolli nuk është në ditën e tij). "Ish"-i i Fiorentinë­s e nis gjithmonë mirë, duke shfrytëzua­r klasin e tij, më pas bie dalëngadal­ë. E bashkë me të edhe ritmi dhe pasimet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania