Panorama Sport (Albania)

Poshtë armët, luhet futboll! "Armëpushim­i" mbush 103 vjeç

-

E vërteta e kësaj historie nuk do njihet kurrë: kanë kaluar 130 vite, dëshmitarë okularë nuk ekzistojnë më prej disa kohësh. Ndeshja e Krishtlind­jeve, megjithatë, ka hyrë në memorien kolektive si pasojë e kuptimit të saj të thellë, e prej atij momenti nuk ka dalë më. Faktet: në vitin 1914, në "agim" të Luftë së Parë Botërore, ushtritë angleze ( edhe disa franceze) dhe gjermane ( rreth 100 mijë në total) ndalën së shtëni njëri- tjetrit në "tokën e askujt", në rrethinat e Ypresit, në kufij me qytetin Fiandre. Papa Benedikti i XV- të kishte kërkuar të ndalej, së paku për 25 dhjetorin e shenjtë, "masakrën e pakuptimtë", por zyrtarisht apeli ishte hedhur poshtë. Ushtarët, megjithatë, siç rrëfejnë edhe gazetat e asokohe, morën iniciativë­n dhe vendosën të ulin armët duke shkëmbyer cigare, fotografi, e duke folur me njerëzit që, pas atij armëpushim­i, do kishin nisur t'i qëllonin.

SI U LUAJT - Portat ishin të ndërtuara nga xhaketa dhe elementë të tjerë të ushtarëve, ndërsa fusha kufizohej nga tifozët e shumtë të improvizua­r, pjesa e mbetur e batalionev­e e shtangur nga ajo përzierje mosbesimi e gëzimi. Duke sfiduar goditjet e snajperist­ëve që do kishin mundur t'i godisnin me lehtësi, ushtarët, veshur me uniforma të ndryshme iu larguan bunkerëve dhe strehëve të ndërtuara me baltë dhe nisën të ecin drejt armikut, të çarmatosur. Tregohet që ajo ndeshje, e organizuar pikërisht prej ushtarëve në "tokën e askujt" (ose më saktë atyre 50 metrave mes llogoreve angleze dhe gjermane) përfundoi 3- 2 për gjermanët. NJOHJA NGA UEFA - Në terrenin e ngrirë plot gëzhoja doli një top futbolli i qëndisur me zhele. Dhe loja i mori vendin për disa orë horrorit të Luftës së Madhe. Nuk dihet nëse pati vërtet një ndeshje të vetme apo nëse grupe njerëzish të dëshpëruar, të përbaltur e të ftohur shfrynë dëshirën e tyre për paqe. Me siguri, eventi është njohur megjithatë nga UEFA: tri vite më parë, në përvjetori­n e 100- të, presidenti i asaj kohe, Mishel Platini, shkoi në Komines-Uarenton (Belgjikë) për të zbuluar një skulpturë në nder të asaj ndeshjeje. Nga ajo natë e fundit e 1914-ës, konflikti nisi përsëri, më i ashpër se më parë prej më shumë se tri vite. Dhe forcat ushtarake kërkuan të fshihnin çka kishte ndodhur në Fiandër duke e konsiderua­r një akt të padenjë për një ushtri të frontit. Por, ishte thjesht dëshirë Krishtlind­jesh dhe paqeje. Në fund, do triumfonte futbolli...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania