Panorama Sport (Albania)

"Isha i ndrojtur para 2jeve të Bar0elonës, si /uptohem me Mesin"

-

Andres Iniesta nuk e mendon të fituar titullin kampion në Spanjë dhe thotë se Reali është i rrezikshëm. Kapiteni i katalanasv­e ka dhënë një intervistë për "MARCA"-n dhe tregon momentet e para në "La Masia" dhe përballjen në dhomat e zhveshjes me kampionë të mëdhenj. Ai thotë se kohët kanë ndryshuar.

Keni fituar gjithçka me Barcelonën dhe kombëtaren. E mendonit këtë gjë kur ishit fëmijë?

Ëndrrat ndërtohen mbi një bazë të momentit. Kur isha fëmijë, ëndërroja vetëm që të luaja futboll dhe të isha lojtar në La Liga.

Ju keni thënë se keni vuajtur shumë në "La Masia".

I kujtoj ato ditë. Ishin momente shumë të vështira për mua kur u ndava nga familja. Tani është e lehtë të flasësh për këtë moment sepse e kam kaluar. Unë isha i bindur për qëllimin që kisha dhe do të punoja për të arritur objektivat.

Si ishte të futeshe në dhomat e zhveshjes kur aty kishte shumë kampionë?

Më trembte ai moment. Por kanë ndryshuar shumë gjëra. Të rinjtë më përpara silleshin në një mënyrë ndryshe me veteranët apo me ata të ekipit të parë. Unë isha i tërhequr, i turpshëm dhe nuk merrja fjalën kurrë. Doja vetëm të stërvitesh­a. Kishte lojtarë si Rivaldo, Guardiola, Ksavi, Pyjol, Viktor, Klajverte dhe shumë të tjerë. Kisha shansin të mësoja prej tyre. Ju keni fituar katër Champions me Barcelonën. Cili ishte më i bukuri? Do të zgjedh finalen e luajtur në Romë. Erdhëm pas një gjysmëfina­leje me Çelsin dhe pas golit tim në Londër. Isha i dëmtuar dhe punova pa fund për ta kapur atë ndeshje. Për këto arsye zgjedh këtë ndeshje, edhe pse të gjitha ishin të rëndësishm­e. Si kuptoheni me Mesin në fushë? Ne e kemi ndërtuar karrierën praktikish­t të dy dhe njihemi në perfeksion me njëri-tjetrin. I dimë lëvizjet e njërit dhe të tjetrit, ku do të pasojë, ku e kërkon topin dhe ku do ta japë. Janë marrëdhëni­e mes lojtarëve që nuk mund të shpjegohen. Tani gjërat rrjedhin natyrshëm.

Tani diferenca me Realin është 14 pikë. Titulli quhet i fituar?

Jo. Do të bënim gabim nëse mendojmë kështu. Ka shumë ndeshje deri në fund të sezonit dhe futbolli mund të sjellë shumë të reja. Është e vërtetë që kemi një diferencë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Reali nuk e ka humbur ende titullin kampion.

Mund ta ëndërrojë Spanja një tjetër Botëror?

Sigurisht që po. Nuk ka asnjë motiv për të hequr dorë nga kjo ëndërr. Kemi një kombëtare të mirë dhe me djem të rinj. Në Brazil patëm një rënie, por tani jemi sërish në formë.

Është Isko pasardhësi juaj në kombëtare?

E shoh atë si një lojtar shumë të rëndësishë­m për të tashmen dhe për të ardhmen. Nuk më kanë pëlqyer kurrë krahasimet e këtij lloji. Secili ka karakteris­tikat e veta.

Do ta lini kombëtaren pas Botërorit?

Shanset janë që po, por të shohim se çfarë do të ndodhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania