Panorama Sport (Albania)

Gjici takon Ramadanin për stolin

39-vjeçari e njeh Kategorinë Superiore, pasi ka luajtur dhe drejtuar Flamurtari­n

- SKERDILAID SULOZEQI

Pas largimit të serbit Milinkoviç, stoli i Kukësit ka ngelur vakant. Të shumtë janë emrat që kanë qarkulluar, por presidenti Gjici me sa duket nuk do të nxitohet në zgjedhje. Burime të sigurta pranë "Panorama Sport" bëjnë me dije se presidenti i klubit verilindor ka pasur ditën e djeshme një takim me ish-trajnerin e Flamurtari­t, Zekerija Ramadani. Takimi është zhvilluar rreth orës 09:00 të mëngjesit në një prej bizneseve të Gjicit pranë Urës së Tabakëve. Gazeta mëson se ai ka zgjatur rreth 40 minuta, gjatë të cilave Zekerija i ka shpjeguar strategjin­ë e tij në lidhje me ekipin. Palët kanë folur dhe për aspektin financiar, por kjo gjë nuk shihet si problem për Gjicin. Palët e mbyllën miqësisht takimin dhe ditën e martë në darkë kreu i klubit pritet t'i kthejë përgjigje për vendimin e tij Ramadanit, pasi ditën e mërkurë do të vendoset për trajnerin e ri. Më parë, presidenti Gjici pret të takojë dhe disa trajnerë sllovenë e maqedonas e, më pas, do të vendosë se kush do jetë në krye të ekipit të Kukësit për pjesën e dytë të sezonit.

Avantazhi - 39-vjeçari shihet si alternativ­a më e mundshme nga ana e presidenti­t, pasi njeh mirë futbollin shqiptar. Në sezonin 20102011, Ramadani ka qenë pjesë e Flamurtari­t si futbollist, ndërsa në sezonin 2016 ai mori drejtimin e skuadrës vlonjate si trajner i parë. Aventura e tij nuk zgjati shumë me klubin kuqezi, për shkak të rezultatev­e jo të mira. Pas Flamurtari­t, 39vjeçari drejtoi skuadrën kampione të Kosovës, Trepça 89', ndërsa aktualisht është pjesë e Feronikeli­t.

Axhenda - Klubi i Kukësit pritet që ditën e mërkurë të zyrtarizoj­ë trajnerin e pastaj do të bëjë një përshkrim me detaje

për të gjithë futbollist­ët që ka Kukësi në dispozicio­n, ku do të vendosë se kush është dhe kush nuk do të jetë në planet e tij. Pra, mund të ketë ndonjë lojtar që, edhe pse nuk është larguar ende, mund të mos jetë në planet e trajnerit të ri. Sakaq, klubi ka zyrtarizua­r dhe dy

miqësore për qëndrimin në tokën turke, e pret të arrijë marrëveshj­en me dy klube të tjera. Këto ndeshje do t'i shërbejnë trajnerit të ri të skuadrës për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve që do të jenë pjesë e ekipit, por edhe për të testuar ata që do të afrohen në provë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania