Panorama Sport (Albania)

Ideja Ideja “e “e çmendur” çmendur” e Idrizit: Idrizit: Dua Memushajn në Vlorë

"Do të jemi në garë me ekipet e Serisë A dhe B që duan shërbimet e futbollist­it"

- ERMAL SIKA

Flamurtari ka në tav olinë një ofertë për Ledian Memushajn. Klubi vlonjat kërkon të kthejë në vendlindje mesfushori­n pas një karriere të gjatë në Itali, por kjo gjë duket e pamundur. Nuk dihet se sa është oferta që Flamurtari ka për Memushajn por, sido që të jetëm, mund të jetë një çmenduri që mesfushori të përfundojë në Vlorë. 31-vjecari Ledian Memushaj aktualisht është pjesë e Peskarës. Memushaj e filloi karrierën e tij në moshën 17-vjeçare në Itali me klubin Sarzanese. Ai ka qenë pjesë e shumë ekipeve të tjera italiane si Paganese, Cheivo Verona, Portogruar­o, Capri, Lece dhe së fundmi te Peskara. Me gjithë

këtë karrierë të pasur është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që lojtari të vijë në Vlorë.

DEKLARATA - Dëshirën e çmendur për të pasur Ledian Memushajn në janar te Flamurtari e ka konfirmuar për "Panorama Sport" edhe administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi. Ai u shpreh se ka në tavolinë ofertën e Memushajt duke hyrë në garë me klubet e Serisë A dhe B që kërkojnë mesfushori­n vlonjat. "Dëshira jonë është që në janar të marrim Ledian Memushajn te Flamurtari. Ne jemi në garë me dy ekipet e serisë A dhe B që i kanë dhënë ofertë Memushajt. Flamurtari ka një ofertë në tavolinë nga ana jonë dhe do t'ia japim së shpejti. Kjo, pasi ne duam të marrim lojtarë të vërtetë vlonjatë. Ky ekip nuk ndalet më", u shpreh administra­tori Idrizi, i cili kërkon me çdo kusht një goditje të madhe në skuadrën e tij dhe emri i Memushajt duket se e intrigon pa masë drejtuesin e vlonjatëve, edhe pse ky transferim duket si një mision i pamundur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania