Panorama Sport (Albania)

Selmani i Laçit, kandidat për portën korçare

Transferim­i pritet të realizohet në merkaton e verës

- LLAZI SARO

Skënderbeu piketon portierin e së ardhmes pas largimit nga futbolli i luajtur i kapitenit Orges Shehi, që pritet të ndodhë në fund të këtij sezoni. Korçarët duket se kanë hedhur sytë nga Gentian Selmani, djaloshi "i artë" i Laçit, që prej tre sezonesh mbron portën e kurbinasve. Kjo është ideja më e fundit që Skënderbeu ka projektuar për të ndërtuar të ardhmen e portës bardhekuqe. Sigurisht që largimi i Shehit nga futbolli i luajtur mund të krijojë një gropë në kampin korçar, për sa i përket portës. Kjo pa dyshim, edhe për faktin se Shehi ka qenë një nga pikat më të forta të Skënderbeu­t, mbi të gjitha në sezonin aktual me paraqitjen e mirë në Ligën e Europës. Ndonëse portierët e talentuar nuk mungojnë në kampin e Skënderbeu­t, duket se korçarët janë duke kërkuar një "gardian" që të mbartë eksperienc­ën me vete. Dhe pikërisht për këtë janë hedhur të gjitha piketat e klubit mbi Gentian Selmanin. 19- vjeçari i Laçit pëlqehet shumë nga drejtuesit e Skënderbeu­t dhe burime të sigurta pranë klubit korçar bëjnë me dije për gazetën "Panorama Sport" se kanë filluar bisedimet me ekipin kurbinas për të marrë shërbimet e portierit të Laçit, gjë që pritet të ndodhë në merkaton e verës. Po të njëjtat burime të konfirmuar­a edhe pranë portierit të kurbinasve, theksojnë se tratativa ka ecur mjaft dhe parimisht mes klubeve është gjetur akordi që në verën e 2018s Selmani të ndërrojë ambient, për t'u zhvendosur në Korçë. Kjo pak a shumë është e gjithë tratativa që po bëhet në aksin Laç-Korçë. Për momentin nuk flitet për shifrat e transferim­it, por vetëm për faktin se gjithçka mes klubeve në parim është e mbyllur. Gjë të cilën, në njëfarë mënyre, e konfirmojn­ë edhe në kampin kurbinas, por edhe në Korçë, pavarësish­t se janë shprehur mjaft të rezervuar për këtë rast.

Arsyeja e përzgjedhj­es - Zgjedhja e Gentian Selmanit, si pasuesi i Orges Shehit në portën e Skënderbeu­t, përveç moshës së re që ka portieri i Kombëtares U-21, është bërë edhe për një tjetër arsye. Pikërisht kjo ide në kampin korçar lindi menjëherë pasi nuk u bë i mundur transferim­i i Enea Koliçit në fillim të këtij sezoni te korçarët. Kujtojmë që pogradecar­i ishte shumë pranë

kalimit në juglindje te Skënderbeu verën e këtij viti, por kontrata me Kukësin u bë shkak i dështimit të tratativës mes dy palëve dhe mbylli përfundimi­sht këtë kapitull, që u vulos akoma edhe më shumë nga vendimi i Orges Shehit për të vijuar edhe një edicion

me Skënderbeu­n dhe futbollin e luajtur. Tani, kur gjysma e sezonit u mbyll, në Korçë nuk duan të humbin kohë, por po veprojnë në mënyrë të përshpejtu­ar, duke bërë që, me shumë mundësi, Selmani të jetë "gardiani" bardhekuq për edicionin e ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania