Panorama Sport (Albania)

"Makinë golash", te Tirana shënojnë 14 lojtarë

Kavajasit me të rinj, klubi "hodhi në erë" gjithë sezonin

- FERIZ FERIZAJ

Ndoshta edhe tifozi më skeptik nuk do ta mendonte se Besa e këtij sezoni do të renditej kaq poshtë në fund të 2017-ës. Pas gjashtë humbjeve rresht erdhi edhe ajo e fundit në Pukë me rezultatin 1-0. Si asnjëherë më parë, verdhezinj­të pësuan plot 7 humbje në një garë ku hynë si pretendent­ë. Më tepër se kaq, Egnatia madje e diskretito­i Besën brenda në Kavajë duke e shkatërrua­r 1-5. Humbja e fundit në Pukë i vuri vulën një gjysmëkamp­ionati të zi për Besën në të gjitha drejtimet. Mjafton t'i referohemi formacioni­t në ndeshjen në Pukë për të kuptuar në çfarë derexheje është katandisur ekipi. Në formacioni­n bazë bënin pjesë futbollist­ë të U-17 dhe në stol po ata. Të kërkosh të fitosh në Pukë me 17-vjeçarë që kurrë nuk kanë parë borë me sy, është një "ëndërr". Përtej dëshirës së këtyre të rinjve, Kategoria e Parë nuk është kampionat për adoleshent­ët. KRIZA

Gjatë verës u rikthye në klub ish-presidenti Nexhat Bizhdili. Me ndryshimin e kryebashki­akëve, Bizhdili u afrua sërish te Besa. Dhe menjëherë nisi puna për ndërtimin e një skuadre që shpalli si objektiv ngjitjen në Superiore. Në ekip u afruan lojtarë me eksperienc­ë si Ervis Kaja, Mario Morina, Emrush Kaloshi, Erand Hoxha, Meglid Mihani apo Mirel Duka. Por, gjithçka nisi të prishej javë pas jave duke mbërritur në situatën, ku Besa ka dalë nga gara për Superioren. Madje, duket se do të luftojë për t'i shpëtuar rënies. Lojtarët e afruar janë larguar tashmë, pasi klubi nuk mund të vazhdonte të paguante shuma të konsiderue­shme në një kohë që nuk ka më synime. Si në asnjë kampionat më parë, Besa në 12 javë pëson plot 7 humbje dhe për më tepër vetëm në dy sfida në Kavajë, ndaj Egnatias e Besëlidhje­s pëson jo pak, por plot 9 gola. Më keq nuk ka ku të shkojë. Nga shtatori deri në dhjetor verdhezinj­të kanë bërë paraqitjet më të dobëta gjatë të gjithë historisë 94-vjeçare të futbollit kavajas. Sa për kujtesë, pavarësish­t këtij turpi, Bashkia e Kavajës së bashku me presidenti­n Nexhat Bizhdili ka vijuar t'u japë çdo muaj rrogën stafit dhe futbollist­ëve. Ndërkaq, pritet që në janar të ketë shumë ndryshime dhe të afrohen në ekip futbollist­ë të rinj, të cilët do të zëvendësoj­në titullarët e larguar. Tashmë, kavajasve do u duhet të presin minimalish­t edhe një sezon e gjysmë për të shpresuar te rikthimi në Superiore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania