Panorama Sport (Albania)

“Lushnja nuk ngjall shpresë, humbja është bërë institucio­n”

-

Trajneri i njohur Ilir Gjyla, enkas për "Panorama Sport", ka folur për situatën në futbollin lushnjar pas përfundimi­t të pjesës së parë të sezonit. Tekniku Gjyla u ka mëshuar sërish rezultatev­e të dobëta që ka marrë Lushnja duke kërkuar që gjërat të lëvizin në skuadër, në klub dhe në ambientin sportiv lushnjar.

Lushnja e mbylli 2017-ën në fund dhe e distancuar nga të tjerët. Çfarë mendon Ilir Gjyla për këtë gjendje të skuadrës? Nuk ka shumë për të menduar, për të thënë se çfarë mendojmë. Është një gjendje kritike, që nuk ngjall shpresë. Fjala që "nuk ngjall shpresë", në problemin e pikëve. Në momentin që nuk ke pikë, nuk ke pse të ngjall shpresë. Megjithatë, dëgjojmë që do të ketë ndërhyrje për të përmirësua­r situatën. Të shohim se çfarë do të bëhet.

Lushnja do vijojë të jetë nën juridiksio­nin e plotë të Bashkisë...

Kjo pak rëndësi ka, kur të gjitha ata që kanë firmosur, që u janë premtuar futbollist­ëve shkojnë mirë financiari­sht. Nuk është ndonjë vuajtje e madhe. Në momentin që marrëdhëni­et presidencë­staf- futbollist­ë shkojnë mirë nga ana financiare. Pa diskutim që do të ishte shumë më mirë që të kishim një president dhe më shumë financa. Përderisa kanë rënë dakord me këto që janë nuk përbën problem. Unë do të them një fakt. Në Shkodër shkoi Spanja dhe fjeti te hotel "Europa". Në Shkodër shkoi Lushnja dhe fjeti te hotel "Europa". U akomoduan më saktë. Të kishim një sponsor dhe një president që të jepte më shumë. Kjo është tjetër gjë. Nuk kemi asnjë ankimim kështu si jemi. Të gjithë ata që janë në klubin lushnjar kanë rënë dakord me këto që janë. Unë mendoj që ky nuk është problem. Sa do të zgjasë problemi i fushave stërvitore?

Ankimimi i vetëm ka qenë problemi i fushës. Edhe unë si trajner e them. Por, ky nuk është një problem që ta shkëpusim. Jemi pa fushë dhe jemi në këtë gjendje. Ky është problem profesiona­l, ky është problem më madhor. Me terrene të mira ecën futbolli, kjo është e padiskutue­shme. Unë shkoj më larg; çfarë brezash do të nxjerrim ne kur nuk kemi fusha? Unë do ta quaja justifikim, që mungesën e fushës stërvitore ta quanim determinan­te. Lushnja ka dy muaj që në mënyrë të përditshme stërvitet në fushë. Unë këtë e shikoj vetë. Kemi bërë 16 ndeshje. Në gjysmën e parë, në 8 ndeshje kemi marrë 5 pikë. Kemi luajtur në Fier, kemi qenë pa fushë. Në 8 ndeshjet e tjera kemi marrë 3 pikë dhe jemi stërvitur në fushë. Atëherë nuk është determinan­te.

Për 2018-ën, Lushnja do të ketë 400 milionë lekë të vjetër buxhet...

Në asamble, për vitin 2018, është miratuar po ai buxhet që ishte për 2017-ën. Kur e nisëm

këtë kampionat të Superiores, e nisëm me këtë buxhet. Të qëndrojmë në Superiore. Përsëri këtë buxhet kemi. Janë miratuar 400 milionë dhe ky është një fakt. A do të bëjmë diçka me këtë buxhet, sepse ky buxhet nuk është për periudhën janar-qershor, por është për periudhën janar-dhjetor.

Mund të ketë edhe një shtesë në korrik, në varësi të rezultatit sportiv...

Nuk e dimë nëse do të ketë shtesë. Nëse biem nga Superiorja, pse do të ketë shtesë. Problemi nuk është se çfarë do të ngremë, problemi është se çfarë do të bëjmë me këtë buxhet që kemi. Përderisa me këtë buxhet që kemi është marrë përgjegjës­ia për të qëndruar në Superiore. Pyetja bëhet, a do të qëndrojmë në Superiore apo jo? Sepse po hymë më thellë… Mund ta vazhdoni mendimin tuaj...

Ne themi se 400 milionë e ka Lushnja. Po Vllaznia sa e ka? Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjë Shkodra, Durrësi, Gjirokastr­a. Kur ne jemi me 400 milionë dhe të tjerët janë me një miliard; kush operon më mirë në merkato? Ne me këto do të merremi. Çfarë do të bëjë Vllaznia, Teuta, Luftëtari që kanë edhe president. Ne po e ngremë me të madhe që të kemi president, kur të tjerët e kanë presidenti­n. Luftëtari ka president, Teuta ka president. Nëse ne do të pranojmë që Lushnja me Bashki dhe rivalët tanë me president, ta pranojmë rrëzimin dhe mbaron kjo punë.

E thoni këtë nga gjendja në tabelë?

Kampionati është një garë dhe gara ka matematikë. Ka pikë. Ne nuk kemi pikë. Çfarë do të bëjmë që të kapim të tjerët? Morëm 5 pikë në 8 javët e para dhe 3 pikë në 8 ndeshjet e dyta. Çfarë bëri Gjirokastr­a në tetë ndeshjet e dyta? Çfarë ka bërë Teuta, çfarë bëri Vllaznia në tetë ndeshjet e dyta? Sa pikë ka marrë njëra? Sa pikë ka marrë tjetra? Sa pikë ka marrë dhe Lushnja? Vetëm këto katër ekipe shikoni në vorbullën e mbijetesës?

Po. Dhe Lushnja do t'i vuajë pikët e lëna pas. Edhe nëse do të bëjmë diçka nga janari, do t'i vuajmë këto pikë që ne kemi lënë. Ne duhet të ngremë me të madhe këto që kemi lënë, pastaj ato që kemi ndërmend të marrim. Në gjuhën lushnjare kësaj i thonë: "Sill dhe një herë pa të shohësh"! Humb një ndeshje; "Ne do ta mbajmë Lushnjën në Superiore"! Humb ndeshjen tjetër; "Ne do ta mbajmë Lushnjën në Superiore"! Duke humbur ndeshjet, do të qëndrojë Lushnja në Superiore! Edhe po humbet, edhe do ta mbash në Superiore! Çfarë do të mbash pa pikë? Kjo nuk ka sens, kjo nuk ka ku shkon.

A mund të ketë një ecuri më të mirë?

Unë mendoj se mund të ecet më mirë dhe kam shpresa për këtë. Nuk flas kështu për të demoralizu­ar njeri. Absolutish­t. Por, kjo më duket paradoks. Të humbësh javë për javë. Me 8 pikë në 16 ndeshje, kur kanë mbetur edhe 20 ndeshje, mua më duket paradoks. Humbasim dhe nuk heqim dorë. Kur do të heqim dorë, kur të mbarojnë humbjet?

Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania