Panorama Sport (Albania)

Akuza dhe borxhe, Shkodra “zien” për Vllazninë

Lojtarët mbyllin vitin pa u paguar, Ademi: “Në prill shesim aksione”. Replikon Vioresin Sinani: “Sa garanci kemi që nuk biem?”

- SENAD NIKSHIQI

Këshilli bashkiak i Shkodrës ka mirat uar dje buxhetin e klubit Vllaznia për vitin 2018. Në total buxheti është 550 milionë lekë të vjetër dhe nëse bëhet krahasimi me vitin 2017, shkon 100 milion lekë të vjetër më shumë. Gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak, një pjesë të debatit e ka marrë edhe situata e vështirë e Vllaznisë, që pas 16 javësh kampionat pozicionoh­et në vendin e nëntë, që të rrëzon nga Kategoria Superiore. Edhe pse këshilltar­ët debatuan me kryebashki­aken Voltana Ademi, sërish në fund me 31 vota pro, buxheti i bashkisë u miratua bashkë me 550 milionë lekë të vjetër për Vllazninë. "800 milion lekë të vjetër që janë borxh, nga të cilat 700 milionë ia kemi drejtorisë rajonale të tatimeve", tha një prej këshilltar­ëve.

1.2 <ILIAR=> "Panorama Sport" mëson se drejtuesit e klubit shkodran kishin kërkuar 1.2 miliardë lekë të vjetër buxhet për vitin 2018. Mirëpo, bashkia miratoi vetëm 550 milionë. Gjithsesi, këto para nuk do kenë jetëgjatës­i, për shkak se lojtarët kanë 3 muaj pa u paguar. Ndërkohë, klubi ka edhe shpenzime të tjera për të likuiduar, kështu që gjasat janë që muaji prill mund ta gjejë të boshatisur arkën e Vllaznisë. I sigurt është fakti se futbollist­ët nuk shlyhen dot brenda vitit, pasi fillimisht buxhetin duhet ta miratojë bashkia, e më pas duhet pritur dega e Thesarit për kalimin e fondit. Shpresat janë, që të paktën në muajin e ardhshëm, lojtarët të marrin tri pagat e prapambetu­ra.

E <B?LL BASHKIA Ashtu siç kishte paralajmër­uar gazeta pak ditë më parë, klubi Vllaznia nuk ka asnjë shans të privatizoh­et brenda këtij sezoni. Këtë e konfirmoi edhe vetë kryebashki­akja Voltana Ademi gjatë mbledhjes së djeshme. "Procesi i ankandit, nëse çdo gjë shkon në rregull proceduria­lisht dhe nuk jemi të detyruar të përsërisim procedurat, do të mund të shkojmë drejt shitjes së aksioneve rreth muajit prill", deklaroi Ademi. Kësisoj, bashkia do të administro­jë skuadrën deri në fund të këtij sezoni, ku Vllaznia duket më e rrezikuar se kurrë. ALAR<I I SINANIT

E çuditshme, por e vërtetë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak nuk merrte pjesë asnjë prej drejtuesve të klubit. Ish-sulmuesi Vioresin Sinani, i cili është anëtar këshilli, kërkoi të bënte disa pyetje për drejtuesit. "Pyetja që kam nevojë t'i bëj drejtuesve të klubit është se me këtë 550 milionë lekësh të vjetër, çfarë garancie do kemi ne prej tyre që deri në muajin mars ose prill, kur ekipi supozohet që gradualish­t të kalojë në dorë të privatit, se nuk do të kemi probleme në tabelën e klasifikim­it?", u shpreh Sinani, duke iu druajtur një rënie të mundshme të Vllaznisë.

 ??  ?? Momenti kur u miratua buxheti për klubin Vllaznia në mbledhjen e djeshme
Momenti kur u miratua buxheti për klubin Vllaznia në mbledhjen e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania