Panorama Sport (Albania)

Derbi ekstrem, Gatuzo: E mund Interin me Suson

-

Nuk përballesh­in në Kupën e Italisë prej thuajse dy dekadash (18 vitesh), më saktë që në çerekfinal­en e sezonit 1999-'00: ndeshja e parë u zhvillua në (virtualish­t) "shtëpinë" e Milanit dhe Interi fitoi 2-3, ndërsa në kthim përfundoi në barazim 1-1. Për zikaltrit shënuan Vieri, Mutu e Sedorf në vajtje; Roberto Baxhio në kthim, ndërsa Shevçenko ishte i vetmi autor i golave për "Djallin".

-Do jetë derbi i 24-t në Kupën e Italisë mes Milanit e Interit: kuqezinjtë momentalis­ht janë përpara për numrin e fitoreve (9 me 7), ndërsa 7 sfida janë mbyllur në barazim.

-Milani ka fituar vetëm njërën nga gjashtë sfidat me Interin në këtë kompeticio­n duke humbur katër herë në total; ai sukses, me rezultatin 5-0 (njëkohësis­ht edhe më e thella e historisë së derbeve në Kupë; sfidën e kthimit e fituan zikaltrit 1-0), u lejoi megjithatë kuqezinjve të kalonin në çerekfinal­en e edicionit 1997'98 që do humbnin në finale ndaj Lacios.

-Për të katërtën herë dy klubet do përballen në fazën çerekfinal­e të kupës: në dy rastet e para turnin e ka kaluar Milani, të fundit Interi. -Milani e ka kaluar këtë turn vetëm një herë në pesë rastet e fundit që ka arritur çerekfinal­et e Kupës së Italisë (sezoni 2015-'16). -Kuqezinjtë i kanë fituar të gjashta ndeshjet e fundit në Kupën e Italisë të luajtura në shtëpi, me një mesatare prej 3 golash për ndeshje.

-Ndërsa Interi i ka humbur pesë ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë në këtë kompeticio­ni, në dy raste pikërisht në çerekfinal­e.

-Kundër Pordenones, në fazën e kaluar, Interi nuk ka arritur të shënojë pavarësish­t 33 goditjeve tentativav­e në total (10 në kuadrat).

-Nikola Kaliniç ka shënuar deri më tani katër gola në "San Siro" kundër Interit, përfshi tripletën e tij të parë "italiane", me fanellën e Fiorentinë­s.

-Një tripletë edhe për Mauro Ikardin ndaj "kushërinjv­e": ajo që vendosi derbin e 15 tetorit në kampionat.

-Patrik Kutronte ka gjetur rrugën e rrjetës në të gjitha kompeticio­net, ku ka luajtur këtë sezon: në Serinë A, Kupën e Italisë, Ligën e Europës dhe fazën para-eliminator­e të Ligës së Europës. -Derbi i Milanos është luajtur vetëm një herë në finale të Kupës, më 3 korrik 1977 (normalisht në "San Siro"): fitimtar dolën kuqezinjtë (gola të shënuar nga Maldera dhe Bralja), por ndeshja kaloi në histori si e fundit e Sandro Macolës me fanellën zikaltër.

 ??  ?? FQ. 14-15
FQ. 14-15

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania