Panorama Sport (Albania)

Junajtid ndalet sërish, Kejn bën rekord për 2017

Çelsi nuk gabon dhe afrohet në -1, Liverpuli i pamëshirsh­ëm

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një pafundësi go lash në shenjën e "Boxing Day". Pas 7 golave të Totenhem- Sauthempto­n, Premier Liga shijoi edhe 22 gola të tjerë në 7 ndeshjet e mbetura të ditës. Kopertina është e gjitha për Mançester Junajtid, që vetëm në minutën e 91-të, falë Xhesi Lingardit, arrin të shmangë humbjen e parë në klasiken angleze të 26 dhjetorit pas 39 vitesh. Në "Old Trafford", me Bërnlejn që përfundon 2-2, ky rezultat është si një fitore për "djajtë e kuq", të cilët pjesën e parë e kishin mbyllur në disavantah­zin e dy golave. Skuadra e Shon Dajç u zhbllokua që në minutën e tretë me Barns, ndërsa dyfishoi belgu Defur me një goditje dënimi në 36'. Murinjo zëvendëson në pushim Ibrahimovi­çin, në ndeshjen e tij të parë si titullar pas dëmtimit të prillit të shkuar. Por aktivizimi i Lingardit është vendimtar sepse sulmuesi anglez hap ndeshjen në minutën e 53-të duke finalizuar me thembër një asist të Jangut. Ndërsa në shtesë, gjithnjë pas iniciativë­s së Jangut, numri 14 i "djajve" firmos dopietën personale dhe shmang humbjen e Junajtid. Por ai nuk eviton dot telashet e skuadrës së tij që vazhdon të zhgënjejë: pas eliminimit në Kupën e Ligës nga Bristol Siti, u ndal nga Leiçesteri në një barazim 2-2 dhe tani vjen edhe frenimi me Bërnlejn. Siti sot mund të shkojë në +15, ndërsa Çelsi është afruar në -1. Më keq se kaq nuk mund të shkonte për Moun.

ÇELSI - Duhet të shmangin të humbasin të tjera pikë, pastaj të ndodhë çfarë të ndodhë. Ky është misioni i Çelsit pas ndalesës në javën e fundit kundër Evertonit. Një skuadër që vuan për një pjesë, ka qenë rezultati i asaj që pamë në ndeshjen ndaj Brajtonit. Miqtë, të mirorganiz­uar në mbrojtje gjatë pjesës së parë, i kontrolloj­në mirë kampionët e Anglisë. Por rezistenca e skuadrës së Hjuxhtonit thyhet nga era spanjolle, menjëherë pas startit të pjesës së dytë: kombinimi Azpilikuet­a-Morata zgjidh ndeshjen dhe pas një ore lojë, Alonso mbyll gjithçka sërish me një goditje me kokë, duke hipotekuar 3 pikë shumë të rëndësishm­e për klasifikim­in, duke parë edhe rezultatin e Mançester Junajtid. Diferenca me "djajtë" tani është -1 pikë dhe për momentin Premier Liga luan vetëm për vendin e dytë. Me Mançester Sitin, që serinë e rezultatev­e këtë sezon e ka 18

fitore, 1 barazim dhe 0 humbje, llogaritë për titullin nuk guxon t'i bëjë më askush.

LIVERPULI - Goleadë në "Wembley", goleadë në "Anfield Road" dhe Liverpuli rimerr vendin e katërt në klasifikim, pas dy Mançesterë­ve dhe Çelsit. Sukses me goleadë

për skuadrën e Jyrgen Klopit, e cila keqtrajton Suonsin e vendit të fundit në shtëpi duke shënuar 5 herë përpara publikut të vet. Goli i avantazhit mban firmën e Kutinjos, i cili zhbllokon ndeshjen me një nga magjitë e tij të zakonshme që në minutën e gjashtë. Në pjesën e dytë, dominim absolut i "reds"-ave që realizojnë sërish me Firminon (52' dhe 66') dhe Aleksander-Arnold (65'), i cili shuan çdo shpresë të "mjellmave" për një rezultat pozitiv. Në fund ka lavdi edhe për Çembërlein­in që vulos "shuplakën" përfundimt­are në minutën e 83-të. Vetëm PSG (89) dhe Siti (77) kanë shënuar më shumë se të kuqtë në të gjitha kompeticio­net e 5 kampionate­ve kryesore këtë sezon (75 gola). Kohë të vështira për skuadrën pa trajner, e cila pas shkarkimit të Pol Klementit, në stol ka ende Leon Britënin, futbollist­in që po bën edhe rolin e teknikut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania