Panorama Sport (Albania)

Kukësi jep 30 mijë euro për Rrocën, Luftëtari rikthen Liçajn

Luftëtari nuk bindet për këtë shifër, vijojnë negociatat

- SKERDILAID SULOZEQI

Fantazisti i Luftëtarit, Eduard Rroca, është synimi i madh i Kukësit në merkaton e janarit. "Panorama Sport" zbulon nga burime të sigurta pranë klubit kampion dhe vetë lojtarit se në ditët e fundit presidenca verilindor­e ka bërë një ofertë zyrtare te gjirokastr­itët. Rroca është nën kontratë me bluzinjtë deri në verën e vitit 2019 dhe një transferim i mundshëm drejt Kukësit, së pari, duhet të marrë OK-in e presidenti­t të Luftëtarit, Grigor Tavo. Mësohet se kampionët i kanë ofruar klubit gjirokastr­it 30 mijë euro për blerjen e kartonit. Mirëpo, në të njëjtën kohë për Rrocën ka edhe interesim konkret nga klube jashtë Shqipërisë, pikërisht në kampionati­n kroat dhe atë grek. Te Kukësi janë me shpresë se mund të bindin si Luftëtarin, ashtu edhe vetë futbollist­in. Në fakt, kryqëzimet e fateve të Kukësit dhe gjirokastr­itëve nëpërmjet elementeve përbërës të tyre janë të shumtë. Së pari, Kukësi i "rrëmbeu" Luftëtarit trajnerin Mlladen Milinkoviç, por ekipi jugor e mori "hakun", pasi iu dha një goditje pesë ditë më parë, çka solli largimin e serbit nga pankina. Tashmë bisedimet konkrete mes dy klubeve dhe menaxherit të lojtarit kanë nisur, por premisat për një transferim duken të pakta. Luftëtari nuk kërkon që të lërë kaq lehtë "xhevahirët" e tij, teksa kërkojnë një shifër më të madhe për fantazisti­n. Kukësi ka vuajtur prej kohësh për një numër 10 dhe në rast afrimi të Rrocës, do t'i jepte skuadrës më shumë siguri në mesfushë, për më tepër sa u përket pasimeve të fundit. Mbetet për t'u parë se çfarë përgjigje do t'i kthejë Luftëtari ofertës konkrete që Kukësi i ka bërë për Rrocën. Ky është sezoni i tretë që lojtari me origjinë nga Lushnja luan në radhët e bluzinjve. Në të kaluarën, Rroca ka qenë pjesë e Tërbunit në Kategorinë e Parë. Në këtë sezon, pas 16 javësh kampionat, fantazisti 24-vjeçar ka shënuar katër gola. Në elitën e futbollit shqiptar, Rroca numëron vetëm 36 ndeshje.

 ??  ?? Treshja e artë e Luftëtarit: Abazaj, Rroca dhe Bregu, duke festuar
Treshja e artë e Luftëtarit: Abazaj, Rroca dhe Bregu, duke festuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania