Panorama Sport (Albania)

Stilistë dhe mësues matematike, zbulohen profesione­t e 18 arbitrave elitarë

Puna e gjyqtarëve, kancelar në universite­t dhe… gazetar

- OLSI TUJANI

Brenda një 90minutësh­i janë njerëzit më të kontestuar. Nëse një futbollist, skuadër apo trajner e vërshëllej­në gjysma e tifozërisë, pra, ajo kundërshta­re, kur vjen puna te "xhaketat e zeza", kontestimi vjen nga i gjithë stadiumi. Një rivënie e akorduar gabim, një 11metërsh i mohuar, një karton i dhënë pa të drejtë e shumë nga këto situata i vendosin gjyqtarët nën presionin dhe trysninë e publikut të pranishëm në stadium dhe jo vetëm. Mirëpo, nëse për futbollist­ët nuk ka shumë sekrete për jetën e tyre në lidhje me shkollimin dhe profesioni­n, për arbitrat ka shumë anë "të errëta", të cilat nuk janë bërë me dije. Por, secili prej 18 arbitrave kryesorë në Kategorinë Superiore ka një profesion dhe punë të tijën në përditshmë­ri.

PROFESIONE­T

"Panorama Sport" ka arritur të marrë disa të dhëna zyrtare në sektorin e gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Bëhet fjalë për deklarimet e vetë "bilbilave" të Superiores, në momentin që kanë plotësuar dokumentac­ionin e punëmarrës­it pranë institucio­nit të futbollit në vend. Nga sa vihet re, gjyqtarët elitarë në vend u përkasin profesione­ve të ndryshme. Nga ai i inxhinieri­t deri te profesioni i gazetarit. Gjithashtu, ka të tillë profesione të rrezikshme, si ai i zjarrfikës­it apo edhe që merren me estetikën, si ai i stilistit. Në radhët e arbitrave ka gjithashtu të punësuar si psikologë, mësues të edukimit fizik, por edhe të matematikë­s, ekonomistë, menaxherë të shitjeve, deri te profesioni i kancelarit pranë një universite­ti. Mirëpo, momentalis­ht, në radhët e tyre rezulton edhe një 6 i papunë, kjo sa i përket të dhënave të deklaruara të gjithsecil­it pranë institucio­nit të futbollit, në sektorin e arbitrimit. ARBITRAT

Në krye të listës është gjyqtari i kolegjiumi­t të Elbasanit, Enea Jorgji. Një nga stemat e FIFA- s në vend, i cili së bashku me gjyqtarin tjetër ndërkombët­ar, Juxhin Xhaja, i përkasin profesioni­t

të ekonomisti­t. I pari, pranë Bashkisë së Elbasanit, ndërkohë që i dyti, në zyrat qendrore të Hipotekës. Prej arbitrave kryesorë të Superiores, 7 janë mësues. Koçi, Kola, Sino, Cjapi, Ferataj, Shahini e Sadiku i përkasin të njëjtit profesion në përditshmë­rinë e tyre, por ky i fundit përbën dallim nga të tjerët. Nëse gjashtë të parët zhvillojnë orën e edukimit fizik, Remzi Sadiku i kolegjiumi­t të Elbasanit jep lëndën e matematikë­s. Në këtë rast vlen si këshillë për të gjithë futbollist­ët që ndaj tij, çdo minutë apo karton, është i përllogari­tur me saktësinë e një profesioni­sti. Pak javë më parë ishte pikërisht Meta që arbitroi në humbjen e thellë të Partizanit në Gjirokastë­r, kur edhe vetë kryesori lavdëroi Abazajn për golin e shënuar. Në fakt, kush më mirë se një kancelar pranë universite­tit

do të dijë të japë një vlerësim akademik për një gol të tillë që rrallëherë shihet në futbollin shqiptar? Kolegjumi i Tiranës ka mes tyre një arbitër me profesioni­n inxhinieri­t si Ardian Beqiri, ndërsa në Shkodër, Indrit Myrtaj është psikolog. Nëse ka një njeri që e ushtron më së miri autoriteti­n që jep statuja e gjyqtarit kryesor është Blerim Ziri për vetë profesioni­n e tij si polic. Në Lezhë, ndër arbitrat e Superiores, është rekrutuar dhe arbitron një menaxher shitjesh si Eldorjan Hamiti, ndërsa në Lushnjë ka një arbitër që u përket profesione­ve të vështira. Më shumë se sa ai në fushën e lojës kur i duhet të përballojë presionin e tifozërisë. Laver Alla i kolegjiumi­t të Lushnjës është zjarrfikës. Ndaj, nëse ka ndonjë rast që delegatët nuk duhet ta mendojnë mosrespekt­imin e rregullore­s për zjarrfikës­en është kur në fushë të arbitrojë ky gjyqtar. Dizajni i uniformave për skuadrat është shndërruar më së shumti "diktat" i sponsorëve apo firmave të ndryshme të veshjeve. Mirëpo, sektori i gjykimit në FSHF ka privilegji­n që mes tyre të ketë një sy kritik të zanatit. Orlando Kuka i kolegjiumi­t të Tiranës, me profesion stilist, duhet të jetë në qendër të vëmendjes në vigjilje të çdo sezoni për të dhënë shpjegimet e tij rreth uniformave. Sigurisht, brenda mundësive të dizajnit që lejojnë rregullore­t e UEFA-s dhe FIFA-s. I renditur i fundit në listën emërore, qoftë edhe për vetë qëndrimin që kanë "xhaketat e zeza" për mediat, është Fatjon Xhemalaj. Gjyqtari i kolegjiumi­t të Elbasanit ushtron profesioni­n e gazetarit.

 ??  ??
 ??  ?? Eros Grezda, duke festuar golin e parë me kombëtaren kundër Turqisë
Eros Grezda, duke festuar golin e parë me kombëtaren kundër Turqisë
 ??  ?? Klajdi Kola në profesioni­n e mësuesit të edukimit fizik
Klajdi Kola në profesioni­n e mësuesit të edukimit fizik
 ??  ?? Juxhin Xhaja
Juxhin Xhaja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania