Panorama Sport (Albania)

Mesi e mundi Realin e Madridit duke... ecur

Argjentina­si shëtiti në fushë, por i mjaftoi shumë pak për të vulosur triumfin katalanas

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Një lojtar i madh di ta lexojë shumë mirë lojën dhe të vërë në përdorim armët e tij më të forta atëherë kur duhet për ta fituar një ndeshje futbolli. I tillë është Leo Mesi, i cili bëri një ndeshje të madhe në Madrid, pavarësish­t se nuk e shpalosi të gjithë bagazhin dhe potenciali­n e tij. Gazeta "El Periodico" ka publikuar disa të dhëna interesant­e, në të cilat tregohet se argjentina­si i Barcelonës vrapoi shumë pak gjatë 90 minutave, por aq mjaftoi për të treguar klasin, madhështin­ë dhe për të vendosur fatin e një ndeshjeje. Ishte i vlefshëm me lëvizjen e tij në golin e parë të shënuar nga Barcelona sepse tërhoqi Kovaçiçin dhe i la hapësirë Rakitiçit të avanconte, shënoi me penallti dhe dha asistin për golin e tretë. Nga ana tjetër, rivali i tij më i madh, Kristiano Ronaldo, thjesht u përpoq të bënte diçka, por nuk ia doli.

TË DHËNAT- Mund të jesh i rëndësishë­m në një ndeshje edhe pa vrapuar, por thjesht duke qenë në fushën e lojës. Por kjo ndodh vetëm atëherë kur pas shpinës mban mbiemrin Mesi. Numri dhjetë i katalanasv­e në 83.10% të ndeshjes thjesht eci në terrenin e "Santiago Bernabeu"-t. Ai e di shumë mirë

që është i privilegju­ar dhe vendos vetë kur të bëjë presion te kundërshta­ri dhe kur jo. Shokët e skuadrës sakrifikoh­en për të dhe i mbyllin hapësirat shpeshherë ose mundohen ta gjejnë me pasime kudo që ai ndodhet. "Pleshti" kërkon të jetë gjithmonë i freskët dhe i palodhur sidomos në momentet e fundit të ndeshjes, kur skuadra duhet të sulmojë patjetër. Dhe pikërisht këtë bëri në Madrid. Argjentina­si shpenzoi 10.8% të kohës gjatë kësaj ndeshjeje duke kërkuar të gjente pozicionin ideal në fushë për të goditur kundërshta­rin. Vetëm 4.95% të ndeshjes Mesi vrapoi dhe shpenzoi energji, ndërsa në 1.15% të saj ndezi motorët për të bërë sprint në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Mesi arriti shpejtësin­ë 33.6 kilometra në orë. Argjentina­si bashkë me portierin Ter Shtegen janë të vetmit lojtarë që i kanë luajtur të gjitha minutat deri në javën e 17-të të kampionati­t spanjoll duke udhëhequr Barcelonën drejt triumfeve dhe fitoreve. Mesi ka shënuar 15 gola në këtë sezon në kampionat dhe ka dhënë 6 asiste duke udhëhequr listën në La Liga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania