Panorama Sport (Albania)

Oferta për Memushajn, Flamurtari jep 200 mijë euro

Trajneri i fiksuar pas Cuculit, mbrojtësi “i mbyll derën”

- ERMAL SIKA

Flamurtari nuk heq dorë nga Ledian Me mushaj. Klubi ka përgatitur edhe ofertën për të pasur shërbimet e mesfushori­t vlonjat të Beneventos. Kuqezinjtë janë të gatshëm që të paguajnë 200 mijë euro për të bindur 31-vjeçarin që të vijë në Vlorë. Burime konfidenci­ale pranë Flamurtari­t zbulojnë për "Panorama Sport" shifrën që janë të gatshëm të vendosin në dispozicio­n për të "joshur" mesfushori­n e përfaqësue­ses shqiptare, i cili momentalis­ht luan në Itali. Administra­tori Sinan Idrizi duket se nuk bën asnjë hap mbrapa nga ideja e tij "e çmendur". Ai e kërkon me ngulm Memushajn, ndaj është gati që t'i japë 200 mijë euro për ta tunduar, shumë realisht e konsiderue­shme për futbollin tonë. Por, këtë shifër vlonjatët e vënë në dispozicio­n për një marrëdhëni­e me afat jo fort të shkurtër. Mesfushori­n vlonjat, që aktualisht luan në kampionati­n italian, Flamurtari e kërkon për 1 vit e gjysmë, pra që të mbyllë këtë sezon dhe të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin tjetër. Për gazetën dy ditë më parë administra­tori tha se ka në tavolinë ofertën për ish-kapitenin e Peskarës, duke hyrë në garë me klubet e Serisë A dhe B që kërkojnë mesfushori­n. "Dëshira jonë është që në janar të marrim Ledian Memushajn te Flamurtari. Ne jemi në garë me dy ekipet e Serisë A dhe B që i kanë dhënë ofertë vlonjatit. Flamurtari ka një ofertë në tavolinë nga ana jonë dhe do t'ia japim së shpejti. Kjo pasi ne duam të marrim lojtarë të vërtetë vlonjatë. Ky ekip nuk ndalet më", ishte shprehur Idrizi për gazetën.

CUCULI - Ardian Cuculi është dëshira e kahershme e Shpëtim Duros. Ashtu si në verë, edhe për merkaton e

dimrit trajneri e ka në plane lojtarin e linjës së majtë të Shkëndijës së Tetovës. Lojtari nga Kërçova gjatë verës i ktheu përgjigje negative Duros, pasi Shkëndija nuk e la të lirë, megjithatë pista mbetet ende e hapur. "Kisha shumë dëshirë që Cuculin ta

kisha te Flamurtari. Me afrimin e tij, do të kisha bërë një zgjidhje shumë të mirë në ekip. Por lojtari është nën kontratë me Shkëndijën. Cuculi do të vinte nëse nuk do të ishte nën kontratë. Do të kishte ardhur madje me shumë dëshirë në Vlorë, por më konfirmoi se është nën kontratë dhe, në këto kushte, nuk mund të vijë dot", pat thënë Duro gjatë verës. Cuculi ka njohje me trajnerin, kur tekniku drejtonte Shkëndijën, por lojtari në sezonin 2014 ka qenë edhe pjesë e Partizanit. Por, duket se edhe këtë herë mbrojtësi do të thotë "jo". Qëndrimin e tij e tha publikisht dy ditë më parë në "Procesin Sportiv", ku konfirmoi se ndaj tetovarëve është borxhli, ndaj nuk mund të largohet. Megjithatë, la një "dritare" të hapur, ndërsa tha: "Nuk i dihet se çfarë ndodh... !", gjithçka mbetet për t'u parë tashmë, ndaj ditët në vazhdim do të jenë përcaktues­e për këtë lojtar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania