Panorama Sport (Albania)

Konte tremb Bajernin, i telefonon Vidalit

Italiani do të rikthejë luftëtarin me të cilin fitoi 3 tituj te Juvja

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Trajneri i skuadrës së Çelsit, Antonio Konte, është gati për një ribashkim me mesfushori­n e skuadrës bavareze, Arturo Vidal, i cili ka qenë i preferuari i italianit në kohën kur drejtonte Juventusin. Sipas mediave angleze, Konte i ka kërkuar klubit të Çelsit të nisin bisedimet me mesfushori­n kilian për të arritur një marrëveshj­e për verën e ardhshme me një kontratë katërvjeça­re për një vlerë prej 15 milionë eurosh në sezon. Gjithashtu edhe mediat gjermane e kanë cilësuar si një opsion të mundshëm transferim­in e mesfushori­t kilian në skuadrën e Çelsit, kjo edhe për faktin se Vidal nuk po arrin të gjejë hapësirën e duhur në formacioni­n e skuadrës së Bajernit, aq më tepër nën drejtimin e trajnerit Jup Hejnkes, i cili ka kaluar sërish në mesfushë spanjollin Havi Martinez. Antonio Konte dhe Arturo Vidal kanë punuar së bashku në skuadrën e Juventusit duke arritur të fitojnë tre tituj si kampionë të Serisë A nga viti 2011 deri në 2014. Gjatë periudhës kur Vidal luante për Juventusin, Konte e ka cilësuar atë si lojtarin e tij të preferuar ku ka thënë: "Nëse do shkoja në luftë, do merrja vetëm një luftëtar si Arturo Vidal". Nga ana tjetër, edhe mesfushori kilian ka pasur një marrëdhëni­e të ngushtë me trajnerin italian, të cilën e ka shprehur edhe në një deklaratë në periudhën kur luante për Juventusin duke thënë: "Nëse do zgjidhja një trajner, ai do ishte pa dyshim Antonio Konte". Vidal është po ashtu një prej lojtarëve më të vjetër në skuadrën e rekordmenë­ve gjermanë pas Arjen Roben dhe Frank Riberi dhe, fakti që kontrata e tij me bavarezët përfundon

në sezonin e ardhshëm, është një shkak më shumë që kiliani të transferoh­et pranë londinezëv­e të Çelsit krahas trajnerit të tij të preferuar, Antonio Konte. Ai ka luajtur në 112 ndeshje për skuadrën e Bajernit dhe ka ngritur pesë tituj që prej korrikut të vitit 2015.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania