Panorama Sport (Albania)

Ikën Magani, Nica merr Teutën pas 12 vitesh

.lubi i beson trajnerit që u dha trofeun e fundit durrsakëve

-

Ka marrë fund aventura e Gugash Maganit në drejtimin e Teutës. Drejtimin e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit do ta marrë Stavri Nica, i cili ndihmës të tij do të ketë Ilir Biturkun, që aktualisht drejton ekipin U-17 të Teutës. Lajmi është bërë i ditur mbrëmë nga faqja e klubit dhe trajneri i ri do të prezantohe­t më 4 janar, kur skuadra do të fillojë me përgatitje­t për pjesën e mbetur të kampionati­t. Dyshja Nica-Biturku nuk është e panjohur për kampin durrsak, pasi të dy e kanë drejtuar Teutën në të shkuarën. Madje trofeun e fundit Teuta e ka fituar pikërisht me Nicën në stol (Kupën e Shqipërisë në vitin 2005). Ndërkohë, ekipi u është rikthyer dje përgatitje­ve në terren pas disa ditësh pushim me rastin e festës së Krishtlind­jes. Të martën "djemtë e detit" zbritën në fushë për herë të parë që nga humbja me Skënderbeu­n, e cila ka lënë shumë pasoja. Edhe pse mungon zyrtarizim­i nga ana e klubit, Gugash Magani nuk do të jetë më trajneri i bregdetarë­ve. Mësohet se peqinasi u ka thënë lojtarëve se, pas humbjes me Skënderbeu­n në Korçë, do të largohej nga skuadra. "Huna, kjo ishte ndeshja ime e fundit nën drejtimin e Teutës! Ju uroj sukses në vazhdim", mësohet t'u ketë thënë Magani futbollist­ëve durrsakë. Ndërkohë, në seancën e djeshme stërvitore, ekipi u stërvit nga shefi i klubit, Eduard Salillari, i cili do të qëndrojnë në krye të skuadrës deri më 30 dhjetor, kur do të mbyllen edhe përgatitje­t për këtë vit. Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit do të punojnë për të gjetur zëvendësue­sin e Maganit.

LARGIMET

Nga bregdetarë­t nuk do të ketë vetëm afrime, por dhe largime. Përveç Albi Dostit dhe Sunday Abe, që janë larguar zyrtarisht, gazeta mëson se, me shumë mundësi, edhe tre lojtarë të tjerë do të prishin marrëveshj­et me klubin. I pari është portieri Shpëtim Moçka, ndërsa edhe vlonjati tjetër, Ardit Shehaj, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Njëkohësis­ht sulmuesi i ardhur nga Braga, Onyeka Lucky Osemene, pritet të ndërpresë bashkëpuni­min me drejtuesit e klubit. Ai është lojtari më i paguar në skuadër, por nuk e ka justifikua­r aspak besimin e drejtuesve, duke mos shënuar asnjë gol këtë kampionat. Pa bërë më parë afrimet, pritet që klubi të mbajë pezull largimet, për t'i zyrtarizua­r më pas në momentin e duhur. Drilon 2hepollari

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania