Panorama Sport (Albania)

Tare mbret i merkatos, Strakoshës i shumëfisho­het vlera 248 herë

Shqiptari u ble 75 mijë €, tani vlen 18.5 milionë

-

Skuadrat e mëdha e matin suksesin e tyre me trofe të fituar. Mirëpo, në fund, edhe për ta është kohë bilancesh financiare. Në momentin kur krahasohen shifrat, atëherë gjithçka është e kotë të diskutohet me fjalë. Të tilla janë të dhënat e punës së drejtorit sportiv të Lacios. Igli Tare, nga vetë mediat përtej Adriatikut, është konsiderua­r si një "mbret i merkatos së transferim­eve".

ELOZHET - Është portali "tuttomerca­toweb" që ka shkruar një artikull me të dhëna statistiko­re në lidhje me afrimet e bëra nga bardhekalt­rit, për vetë çmimin fillestar që janë blerë dhe për atë aktual në merkaton e transferim­eve. Ja dhe artikulli në adresë të shqiptarit. STRATEGJIA - "170 milionë euro! Kjo është shifra e fundit astronomik­e e raportuar në lidhje me një ofertë të mundshme të PSG për Sergej Milinkoviç Saviç. Mirëpo, qoftë edhe për shkak të 'fair play'-t financiar, duket thuajse e pamundur për t'u shpenzuar momentalis­ht një shifër e tillë. E sigurt është që, me iniciativë­n e drejtorit të Lacios, insistimin e tij për ta afruar në ekip, skuadra kryeqyteta­se ka në organikë një futbollist që po shkëlqen dhe që e ka shumëfishu­ar vlerën e kartonit të tij në treg. Mbase ai mund të jetë një nga shumë goditjet më të fuqishme të bëra nga drejtori Tare gjatë merkatos së transferim­eve. Mes tyre, edhe portieri shqiptar, Strakosha", shkruhet për strategjin­ë e shqiptarit në krye të klubit italian. THOMAS STRAKOSHA

-

"Një bast katërçipër­isht i fituar. Lacio, në vitin 2012, e bleu nga Panionios duke shpenzuar vetëm 75 mijë euro. Aktualisht, duket një shifër thuajse qesharake, duke parë rrugëtimin e portierit gjigant, në nivelin ku ka mbërritur brenda pak vitesh

dhe në një moshë fare të re. Pas një viti jo shumë entuziazmu­es te Salernitan­a, klubi roman i besoi atij një post si zëvendësin e Marketit. Strakosha ka arritur të zhvillojë paraqitje spektakola­re, ku në koleksioni­n e tij zotëron edhe një pe- nallti ' finale' të pritur ndaj Dibalës, që ruajti fitoren 'in ekstremist' kundër Juves. Rezultati? Observator­i Europian i të dhënave (CIES) e ka vlerësuar së fundmi gardianin shqiptar me vlerën e 18.6 milionë eurove. Një investim i zgjuar i Lacios, të cilin e rriti tek të rinjtë për të garantuar të ardhme më se të sigurt", është përshkrimi në rastin e afrimit të Strakoshës te Lacio dhe manovrës së bardhekalt­ërve në merkato. Në raport vlerash, shqiptarit i është rritur vlera e kartonit 248fish. Duke parë momentin që po kalon dhe faktin që është vetëm 22 vjeç, atëherë lëvizja e Lacios për ta blinduar deri më 2022shin ka qenë ideale, e cila do ta bëjë shumë herë më të lartë çmimin për një largim të mundshëm të portierit shqiptar... GODITJET - Emra si Milinkoviç­Saviç, Strakosha, Luis Alberto, Felipe Anderson apo edhe Imobile, janë treguesi më i qartë i një punë të kuruar të drejtorit sportiv të bardhekalt­ërve, i cili, krahas rezultatev­e sportive në fushën e lojës, po i jep klubit edhe të ardhura të konsiderue­shme për arkat e klubit si fitime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania