Panorama Sport (Albania)

Debati i plotë në bashki për situatën te /lla0nia

-

Debate, akuza, premtime, por jo vetëm. Diskutimet e djeshme për Vllazninë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës kanë qenë të zjarrta. Përveç kryebashki­akes VoltanaAde­mi, foli edhe ish-sulmuesi legjendar, Vioresin Sinani. Gjithashtu në debat u përfshinë këshilltar­ët bashkiakë Fatlum Nurja, Sokol Leka, Luan Heta dhe Sokol Jubica. "Panorama Sport" zbardh ekskluzivi­sht të gjitha diskutimet.

FATLUM NURJA- "Përse në tabelat që na keni sjellë për ndërmarrje­n Vllaznia sh.a, e cila kërkon pak më shumë se 2 miliardë lekë të vjetër, ndërsa ju në buxhet keni planifikua­r vetëm 550 milionë lekë të vjetër. Pse ju kanë tepruar në fund të këtij viti 36 milionë lekë të reja, ndërkohë që Vllaznia është 3-4 muaj pa rroga dhe investimet janë 41%? Pse kanë tepruar këto para? Pra, edhe keni pak, edhe ju teprojnë. Pse borxhet e Vllaznisë që janë diçka më shumë se 800 milionë lekë të vjetër dhe nuk i keni adresuar në këtë buxhet?".

SOKOL LEKA - "A janë pak si shumë 550 milionë për Vllazninë sepse ne jemi në vend të parafundit dhe çfarë pretendojm­ë!? Sikur të mbarojë kampionati tani, Vllaznia bie nga kategoria. Kështu që gjithë këto para nuk e di për çfarë duhet të shpenzohen, kur nuk pretendojm­ë asgjë. Pse duhet të blejmë lojtarë, të shpenzojmë gjithë ato para për të huaj kur nuk kemi ndonjë pretendim. Në vend të parafundit jemi dhe pothuajse Vllaznia, me sa shihet, është drejt rënies nga kategoria, edhe pse nuk e uroj kurrë këtë".

VIORESIN SINANI - "Kam 3-4 pyetje për të bërë, por dua t'ua bëj drejtuesve të klubit. Për buxhetin e Vllaznisë dhe paratë që miratohen këtu në këshill gjithnjë kemi qenë dashamirës dhe nuk jemi bërë asnjëherë pengesë. Të majtë dhe të djathtë kanë votuar pro dhe asnjëri s'ka shfaqur dëshirë të bëhet pengues, por po e them se do kisha dashur që t'u drejtoj pyetje drejtuesve nëse mund të bëhet. Pyetjet i kam në bazë të buxhetit. Nëse më vonë nuk del dikush të flasë në emër të klubit, atëherë do flas prapë, edhe pse dëshirë kam të përgjigjet dikush në emër të klubit".

VOLTANAADE­MI - "Jemi në procesin e vlerësimit dhe është përsëritur dy herë në fakt konkurrimi për operatorët vlerësues për sipërmarrj­en Vllaznia dhe, me gjasa, ne do lidhim kontratën. Parashikoj­më që në kuadër të një plani, veprimi në momentin që do kemi të lidhur kontratën në fund të muajit janar ose në mes të shkurtit, ne të kemi draftin e parë të raportit nga vlerësuesi­t kontabël. Pastaj në këshill do të diskutojmë mbi përqindjen e aksioneve që do të nxjerrim në ankand. Procesi i ankandit, nëse çdo gjë shkon në rregull proceduria­lisht dhe nuk jemi të detyruar të përsërisim procedurat, do të mund të shkojmë drejt shitjes së aksioneve rreth muajit prill. Ne kemi parashikua­r të njëjtin fond për Vllazninë për të qenë të sigurt, por nga ana tjetër të gjitha detyrimet që ka klubi nuk mund të barten në buxhetin e bashkisë Shkodër, për sa kohë që janë fonde që menaxhohen brenda kësaj ndërmarrje­je, përjashto një rast që mund të vendoset ndryshe nga këshilli i Bashkisë Shkodër. Ne kemi gjykuar kështu duke lënë procesin e hapur pjesës së konkurrimi­t dhe asaj çfarë mund të realizohet nga procesi i konkurrimi­t dhe i shitjes në ankand të aksioneve". VIORESIN SINANI - "Në mars apo prill, siç thotë kryetarja, ekipi të kalojë sa më shpejt në dorë të privatit, pasi është shumë e vështirë mbajtja kështu e Vllaznisë. Pyetja që kam nevojë t'u bëj drejtuesve të klubit është se, nëse ky 550 milionë lekësh të vjetër miratohet, çfarë garancie do kemi ne prej tyre që deri në muajin mars ose prill kur ekipi supozohet që gradualish­t të kalojë në dorë të privatit, se nuk do të kemi probleme në tabelën e klasifikim­it? Pra, sa do të vlejnë këto para që do miratohen që Vllaznia të jetë në një gjendje optimale dhe jo siç është momentalis­ht. Çfarë garancie mund të na japin ndërsa do të kisha dashur edhe një mbledhje tjetër me drejtuesit e klubit dhe jam i gatshëm të vij nëse kryetarja më thërret dhe t'u themi të gjithëve një e nga një, duke i pyetur çfarë ka bërë gjithsecil­i që jemi në këto pozita. Paratë nuk i kanë munguar ekipit, ndërsa uroj që skuadra të mos e vuajë gjendjen, që ka si shkak i renditjes. Do të shohim çfarë do bëjnë drejtuesit në merkaton e janarit që të jemi në pozita të tjera dhe jo siç jemi aktualisht".

FATLUM NURJA- "Problemi më i madh këtu është Vllaznia. Për mua nuk do të ishte problem, por është i katërti buxhet me radhë që unë adresoj të njëjtën temë. Vjet i keni dhënë Vllaznisë 450 milionë lekë të vjetër, sivjet do t'i jepni 550, në një kohë që klubi kërkon 1 miliard e 200 milionë lekë të vjetër. Më vjen mirë që në korrik 2016 kundërshtu­an shifrën time kur thashë se buxheti vjetor për Vllazninë shkon 1.2 miliardë lekë të vjetër, ndërsa tani e kërkojnë vetë drejtuesit e klubit. Plus edhe 800 milionë lekë të vjetër që janë borxh nga të cilat 700 milionë lekë të vjetër ia kemi Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, nuk adresohen në këtë buxhet. Pra, ne nuk marrim në konsiderat­ë as kërkesën minimale të drejtuesve të klubit për 2018, që është 1.2 miliardë lekë, as borxhin e trashëguar për ta adresuar dhe shkojnë mbi 2 miliardë lekë, por marrim në konsiderat­ë vetëm 550 milionë lekë të vjetër. Pastaj do vijë 2019, kur do themi ky është borxhi i rritur ose do mblidhemi në prill dhe të miratojmë para 160 milionë lekë të vjetër sa për pagat, në një kohë që aktualisht janë 34 muaj pa u paguar te Vllaznia. Të mbyllim sytë nuk do të thotë se realiteti nuk është aty, por thjesht shtyjmë vit pas viti dhe borxhi vjen e rritet. Ju kam thënë njëherë, kështu nuk veprohet me klubin Vllaznia".

LUAN HETA - "Vllaznia po ngre një gropë financiare dhe vazhdon të trashëgohe­t. Një gropë e vogël vazhdon të bëhet gropë e madhe vit pas viti".

SOKOL JUBICA - "E kam për drejtuesit e Vllaznisë. Iku Cungu dhe erdhi Gjoka trajner. Më bën përshtypje përse trajneri duhet që të marrë të gjithë stafin teknik me vete dhe janë 4-5 rroga, kur në të njëjtën kohë kemi djemtë shkodranë që mund ta bëjnë ndoshta me më pak para. Kontrolloh­et edhe stafi kur ka një shkodran brenda. Gjithë këto paga që jepen për trajnerët, a mban kush përgjegjës­i? Erdhi Cungu dhe e gjeti në atë nivel dhe e la po ashtu se s'po them ndoshta më keq dhe vjen zotëria tjetër me të njëjtën pagë besoj. A ka përgjegjës­i ky trajner që vazhdon të jetë Vllaznia në këtë pozicion. E dyta, mbrojtësi Cicmil kur u hoq, iku me akuza për shitje ndeshjesh, tani duam të dimë se kush gabon, cili drejtues? Ata që ishin më parë apo Gjoka që është tani, sepse është gjynah gjithë ato para me taksat tona paguhen".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania