Panorama Sport (Albania)

&rapaskena, Hasani fal 3 rro'a dhe merr le(ekalimin n'a klubi

1esfushori takon drejtuesit, do të paguajë edhe një gjobë të majme

-

Nuk ka më dilema, Edon Hasani është zyrtarisht një lojtar i Sepahanit në Iran. Dje mesfushori ka qenë në Shkodër dhe ka takuar drejtuesit e klubit të G llaznisë për të qartësuar situatën. Këta të fundit kishin paralajmër­uar se do të bllokonin transferim­in e lojtarit në Iran, pasi kërkonin dëmshpërbl­im. Megjithatë, marrëveshj­a është zgjidhur me një mënyrë tjetër. "Panorama Sport" mëson nga burime të sigurta në klub se Hasani ka hequr dorë nga tre rrogat e prapambetu­ra që ka për të marrë nga klubi i Gllaznisë. Pra, në total janë 12 milionë lekë, pasi lojtari merrte një pagë prej 4 milionë lekësh të vjetër në muaj. Pas diskutimev­e të gjata me drejtuesit është arritur në këtë konsensus, por pa i shpëtuar edhe një gjobe, që klubi i ka vendosur Hasanit për veprimin që ka bërë, duke u larguar pa miratimin e drejtuesve në Iran. Nga burime jozyrtare mësohet se gjoba shkon afërsisht 3 milionë lekë të vjetër. Kësisoj, Hasani ka folur tre rroga dhe do të paguajë tashmë një gjobë, në mënyrë që të nisë aventurën me Sepahanin. Mesfushori firmosi për një vit e gjysmë me klubin iranian pas një oferte të parefuzues­hme, teksa

do të marrë 100 mijë dollarë në sezon.

ATSI,A - Sulmuesi italo-ganez, Harls Atsina, është një tjetër lojtar që pritet të prishë kontratën me Gllazninë. Gazeta mëson se Atsina ka dalë jashtë planeve të stafit teknik dhe tashmë drejtuesit e klubit po mundohen të gjejnë një

konsensus për prishjen me marrëveshj­e të kontratës. Sulmuesi shënoi vetëm dy gola për kuqeblutë në pjesën e parë të sezonit, duke qenë larg pritshmëri­ve të drejtuesve. Me largimin e tij, G llaznia do të kërkojë të afrojë një tjetër sulmues. S-,ikshi.i

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania