Panorama Sport (Albania)

Synohet Çyrbja, Partizani firmos me një mesfushor kosovar

2ojtari i Teutës, një nga preferenca­t e drejtorit Rama

- ILIR CARA

Arbër Çyrbja është një nga emrat e lakuar së fundmi si përforcim i mundshëm për Partizanin e pjesës së dytë të sezonit. Mesfushori është një nga të pëlqyerit e drejtorit të ri të klubit, Olsi Rama. Para disa kohësh, drejtori Rama pohoi se 24-vjeçari hyn te lojtarët e tij të preferuar që luajnë në Kategorinë Superiore. Ndonëse drejtori i Përgjithsh­ëm pohoi se gjithçka është në kuadrin e preferenca­ve, mësohet se Partizani ia ka vënë syrin mesfushori­t të Teutës, i cili mund të jetë një element i nevojshëm për të kuqtë për pjesën e dytë të sezonit, por edhe për vazhdimësi­në. Por që Partizani ta bëjë të tijin 24- vjeçarin nga Shijaku, duhet që të bindë drejtuesit e Teutës, pasi Çyrbja është nën kontratë me durrsakët.

ESAT <ALA - Partizani po punon që prurjet e merkatos së janarit të mos jenë në funksion të ekipit vetëm për pjesën e dytë të sezonit, por edhe për të ardhmen. Kështu, përveç lojtarëve me eksperienc­ë, të kuqtë pritet që të afrojnë edhe të rinj të eksperi-

encës, proces, i cili duhet thënë që ka nisur prej disa kohësh që pas rikthimit të Starovës në drejtim të Partizanit. Në javët e fundit me ekipin janë përgatitur edhe disa lojtarë të moshave, si dhe ndonjë element tjetër, i cili pritet të federohet me hapjen

e merkatos së dimrit. Njëri prej këtyre është mesfushori Esat Mala, i cili ishte pranë Partizanit edhe në verë, por nuk u mbajt. Gabimin e verës "demat" kërkojnë që ta shlyejnë tani dhe 19-vjeçari ka arritur akordin me Partizanin. Esat Mala është një prodhim i Shkollës

së Mjeshtëris­ë së Futbollit "Loro Boriçi", ku ka shkëlqyer me moshat e Shkëndijës. Para 10 muajsh u përfshi edhe nga akademia e Hajdukut të Splitit, por në verë ai u largua nga Kroacia. Partizani e ka pikasur prej kohësh mesfushori­n, por në verë drejtuesit

çuditërish­t nuk e përfshinë në klub. Më pas, Mala e vijoi karrierën te skuadra e Ballkanit në Kosovë, ku dhe spikati me lojën e tij. Pas përfundimi­t të pjesës së parë të futbollit në Kosovë, Partizani e ka thirrur sërish mesfushori­n, i cili pasi është përgatitur për ditë me radhë, thuhet se ka nënshkruar me të kuqtë. Esat Mala mund të përdoret në çdo rol në mesfushë, gjë e cila i jep përparësi 19-vjeçarit. Mala është i datëlindje­s 18 tetor 1998 dhe fillimisht ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare U-17, të drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanag­iç. Më pas ka përfaqësua­r Kosovën me kombëtaren U19. Mala shikohet si një përforcim i dyanshëm për të kuqtë, pasi ai mund të luajë edhe për Partizanin B, ku mund të sigurojë minutat e duhura për t'u aktivizuar. Në intervistë­n e dhënë në prill të 2016-ës për "Panorama Sport", Mala tregoi se kush ishte idhulli i tij dhe motoja që e ndjek si futbollist: "Idhulli imi është Ronaldo. Mundohem të kopjoj shumë nga ky lojtar, por është mjaft vështirë. Puna dhe vullneti është çelësi i realizimit të çdo ëndrre, ndaj dhe unë dua të bëhem një Ronaldo".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania