Panorama Sport (Albania)

Korçarët vendosin rekord në renditjen e UEFA-s për klube

-

Skënderbeu vazhdon të ecë me hapa të mëdha në arenën evropiane, duke ngjitur një nga një shkallët e renditjes së UEFA-s. Në përditësim­in e fundit pas përfundimi­t të fazës së grupeve në kompeticio­net e Kupave të Europës që UEFA e bën gjithmonë, Skënderbeu renditet në vendin e 139-të me një koeficient që, aktualisht, ka shkuar në 8.5. Një ecuri mjaft e mirë e korçarëve, të cilët janë për rekord, pasi është vendi më i lartë i zënë ndonjëherë nga klubet shqiptare. Jo më kot Skënderbeu kryeson edhe listën e ekipeve shqiptare në këtë renditje të UEFA-s, pas përfundimi­t të grupeve në kompeticio­net e Champions League dhe Europa League. Natyrisht që një arritje e tillë ka të bëjë edhe me ecurinë pozitive të korçarëve në këtë edicion në Ligën e Europës, por edhe në kampionat. Nëse korçarët shpallen kampionë, normalisht që do të sjellë rritje të vendit në renditje dhe të koeficient­it, i cili pritet të jetë më i madh për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, edhe me këtë koeficient Skënderbeu duket se e ka të sigurt pjesëmarrj­en në vazon e favoritëve në eliminator­et e Champions-it në sezonin e ardhshëm. Një tjetër fakt pozitiv është se në fund të sezonit 2015-2016, kur Skënderbeu u bë pjesë e grupeve të Ligës së Europës, korçarët mundën që të renditeshi­n vetëm të 198ët, ndërsa tani kanë rikuperuar plot 59 vende në klasifikim­in e UEFA-s. Skënderbeu duket se në renditjen e UEFA-s po bën gjithnjë e më shumë diktatin, teksa ekipi që u afrohet më shumë korçarëve nga klubet shqiptare është Kukësi me plot 77 vende më poshtë. Pas tij vjen Partizani, në vendin e 330-të, dhe Tirana në të 345-in. Korçarët jo vetëm që lënë pas ekipet e tjera shqiptare, por kanë kaluar klube me emër në Europë, si AEK-u i Athinës, Panathinai­kos, Cervena Zvezda, Slavia e Pragës apo shumë klube të tjera të Holandës dhe Zvicrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania