Panorama Sport (Albania)

Tre lojtarë në provë te Lushnja, Dedja pret përforcime në janar

Vetofrohen Ergi Borshi, Kristjan Prendi dhe Ardit Aruçi

-

Pas tri ditëve pushim lushnjarët kanë zbritur në fushën e stërvitjes. Skuadra e drejtuar nga Hysen Dedja do të jetë në fushë deri më datën 30 dhjetor. "Stërvitja do të jetë e lehtë dhe rikuperues­e. Do të vazhdojmë deri më ditën e shtunë, në datën 30 dhjetor. Do të jetë me stërvitje të lehta dhe me ndeshje kontrolli për lojtarët që vetofrohen dhe për lojtarët që do të përzgjedh unë. Janë disa lojtarë të vetofruar. Pastaj deri në datën 4 janar, unë do të vendos për grupin që do të shkojmë në përgatitje në Malin e Zi ose këtu në Shqipëri, në kushte grumbullim­i në hotel për një minifazë 10-ditore. Aty do të nxjerr dhe listën përfundimt­are. Nga datat 14-15 janar do të jemi në Lushnjë. Unë jam me atë mendim që nuk dorëzohem së bashku me skuadrën asnjëherë", është shprehur tekniku i verdhejesh­ilëve, Hysen Dedja. Trajneri i Lushnjës ka folur edhe për lojtarët e vetofruar në stadiumin "Roza Haxhiu" dhe për përforcime­t që i duhen Lushnjës. "Unë i kam mendimet e mia. Jam në diskutim me disa lojtarë, por duke vlerësuar edhe lojtarët e vetofruar. Pra do t'i shikojmë të gjithë, atë që kërkojmë dhe që vijnë vetë. Periudha kohore është mjaft e shkurtër. Do të shoh Ergi Borshin, Kristian Prendin, si dy futbollist­ë nga U-19 e Lushnjës", deklaroi trajneri Dedja. Lojtarët që po shikohen nga trajneri Dedja, të cilët u stërvitën dje në "Roza Haxhiu" ishin: 1.Ergi Borshi, 22 vjeç, mbrojtës, nën kontratë me Kastriotin. 2. Kristjan Prendi, 20 vjeç, sulmues, i huazuar te Korabi nën kontratë me Tiranën. 3.Ardit Aruçi, 21 vjeç mesfushor, luan te Tirana B. BORSHI- "Me kërkesën time dhe me miratimin e trajnerit Dedja do të kaloj një seleksioni­m te Lushnja. Do të bëj maksimumin ta kaloj provën. Kam një kontratë njëvjeçare te Kastrioti, por me mirëkuptim do të luaj te Lushnja në pjesën e dytë të sezonit nëse kaloj provën", u shpreh mbrojtësi Ergi Borshi. Mbrojtësi shkodran vjen nga Kastrioti, por më parë ka luajtur edhe për Vllazninë, Tërbunin dhe Teutën. Lushnjarët kanë qenë të plotë në stërvitjen e djeshme. Të dëmtuarve iu është shtuar edhe qendërmbro­jtësi Kristi Marku. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania