Panorama Sport (Albania)

“Nuk jemi dorëzuar, Lushnja pret dhuratën e Vitit të Ri”

-

Golashënue­si i lushnjarëv­e, Fatjon Sefa, që është dhe kapiteni i skuadrës, është lojtari më i kërkuar te Lushnja. "Normalisht që është një gjë e mirë që vlerësohem. Por, siç e kam përmendur edhe herë të tjera, unë i kam refuzuar që të gjitha për të vetmen arsye se dua të kontribuoj vetëm për Lushnjën. Duke parë që edhe jam drejt fundit të karrierës, ndonëse nuk mund ta quaj kështu sepse duket pak e hidhur, por me këtë moshë që kam aktualisht dua që të shërbej vetëm për Lushnjën. Është një vendim i imi që nga momenti që erdha këtu para dy sezonesh e gjysmë nga Skënderbeu", sqaron sulmuesi Sefa. Lidhur me ecurinë e Lushnjës në pjesën e dytë të sezonit, sulmuesi lushnjar shprehet: "Klubi ka hyrë në bisedime me lojtarë cilësorë. Është e kuptueshme që ata që duhet të vijnë duhet të jenë shumë më të mirë, sepse rritet edhe konkurrenc­a. Shpresojmë që klubi të realizojë afrime cilësore dhe të bëjmë maksimumin për Lushnjën. Jemi ulur, kemi biseduar të gjithë së bashku me stafin. Ky vit iku dhe nuk kthehet më. Kemi bërë shumë gabime. Shpresoj që Viti i Ri të na jap urimet më të mira. Të marrim dhuratën e madhe nga Viti i Ri. Ideja është që në pjesën e dytë të sezonit të jemi më rezultativ­ë, të marrim më shumë pikë dhe të rikuperojm­ë në tabelë. T'i marrim gjërat me qetësi. Me punë çdo gjë mund të arrihet, madje edhe rikuperimi në tabelë që duam ta bëjmë sa më parë që të jetë e mundur. Unë do të bëj gjithçka për Lushnjën dhe i uroj të gjithë tifozëve tanë, 'Gëzuar festat!'", deklaroi kapiteni i Lushnjës, Fatjon Sefa. Kapiteni është golashënue­si më i mirë i Lushnjës në 16 javë kampionat, me 5 gola, si dhe i ka luajtur të plota të gjitha ndeshjet e kësaj periudhe. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania