Panorama Sport (Albania)

Takime pa fund me trajnerë, drejtuesit kanë ende dilema

-

Te Kukësi është hapur një "ankand" i vërtetë për postin e trajnerit të ri, ku zyrtarë të klubit dhe presidenti Safet Gjici kanë takuar disa teknikë. Duke filluar që nga malazezi Miodrag Vukotiç, për të vazhduar me shqiptarin nga Maqedonia, Zekerija Ramadanin, si dhe Klodian Duron, që fitoi një Kupë me Kukësin. Mirëpo, së fundmi, drejtuesit kanë kontaktuar edhe ish-trajnerin e Kombëtares U-19 të Maqedonisë, Mensur Jakupi. Gazeta mëson se dje në drekë në një prej bareve ngjitur me zyrat e klubit të Kukësit, Jakupi ka biseduar kokë më kokë për 40 minuta me një drejtues të lartë të klubit. Idetë e trajnerit nga Gostivari janë pëlqyer, por asgjë nuk mund të thuhet nëse është ai vërtetë alternativ­a më serioze për stolit. Gjithsesi, tryezës së presidenti­t Gjici i shtohet dhe emri i Jakupit, por "Panorama Sport" mëson se Zekerija Ramadani është në "pole position". Ky i fundit duket se ka bindur vetë presidenti­n e Kukësit, paçka se klubi ka njoftuar përmes faqes zyrtare se nuk ka asgjë të vërtetë për shkupjanin.

BOSHNJAKU HAXHIBEGIÇ - Pritet që presidenti Gjici të takojë dhe një trajner mjaft të njohur boshnjak ditën e sotme. Bëhet fjalë për Faruk Haxhibegiç, teksa klubi ka rënë në kontakte me këtë trajner nëpërmjet një studio menaxhimi dhe palët kanë vendosur të bëjnë një takim. Trajneri boshnjak ka një karrierë mjaft të pasur, ku numëron me dhjetëra skuadra që ka trajnuar duke filluar që nga Kombëtarja e Bosnjës në vitet 1998-1999. Sa u përket klubeve ka qenë në krye të Betisit në La Liga, Sosho, Dijon, Bastia, Valencies në France, si dhe Gazianteps­por dhe Denzilispo­r në Turqi. Nuk dihet si do shkojë ky takim i vendosur për sot me teknikun boshnjak, por piaca e trajnerit është mjaft e lartë. Pasi Gjici të flasë me boshnjakun, do të vendoset se kush do jetë alternativ­a më e mirë për Kukësin, qoftë në strategji dhe financa. Kujtojmë që pas 16 javëve kampionat, verilindor­ët kanë mbetur pa trajner pas largimit të Mlladen Milinkoviç­it, i cili kishte dhënë disa herë dorëheqjen, por Gjici nuk ia kishte pranuar. S.Sulozeqi

 ??  ?? Faruk Haxhibegiç, kandidati për të marrë drejtimin e Kukësit
Faruk Haxhibegiç, kandidati për të marrë drejtimin e Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania